Nica: Futboll në prag amatorizmi, hodha në fushë lojtar që më çorientoi skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 18:22

Nica: Futboll në prag amatorizmi, hodha në fushë lojtar që më çorientoi skuadrën

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, mendon se futbolli shqiptar ka probleme me të mëdha sa i përket organizimit në fushë si dhe shpërqendrimit. Për mikrofonin e “SuperSport” ai pranoi se skuadra kishte dalë nga detyrat dhe pikërisht një nga lojtarët e aktivizuar nga ai si zëvendësues i kishte çorientuar ekipin në fushë. Ndërkohë, Nica u ka bërë thirrje lojtarëve që të vazhdojnë të jenë të përqendruar te profesionalizmi i tyre.

21641320_1451479968222533_2094531717_n

Për mënyrën se si erdhi humbja

“Sigurisht që futbolli ka parimet, ligjet e veta dhe siç u tha, një kundërsulm na bëri që të pësojmë gol dhe ajo që më çuditi ishte se gabova me futjen e Jonuzit. Ai ishte i pari që çorientoi skuadrën, doli nga detyrat. Gjithmonë duhet të ruhen detyrat, por me skuadrën e re që kemi janë momente që i pësojmë.

Por nuk i falët lojtarëve si Nika që është me përvojë që nuk tregoi formë dhe nuk shënoi që të nxirrte ekipin nga ngërçi. Ka shumë punë për të bërë, ky është futbolli, duhet edhe të mërzitemi, edhe të gëzohemi, të vazhdojmë punën”.

Për ndërrimet e tij dhe lojën pa sulmues

“Sigurisht edhe ne gabojmë, mundohemi për mirë. Nuk është ky problemi, është shtyrja e skuadrës, të shkelësh parimet e futbollit është gabim i madh, nuk paragjykoj lojtarët por veten, se zakonisht nuk më ndodh. Ndodhi edhe kjo, por mendoj se një skuadër pa sulmues, si luajtëm edhe me Partizanin, edhe sot, nuk mund të funksionojë. Nuk ke alternativa, nuk ke çfarë të bësh, pret kundërsulme, ka shumë vështirësi pa asnjë sulmues tipik”.

Për mungesat e rëndësishme në radhët e skuadrës

“Edhe sulmuesin që erdhi, edhe atë nuk e kemi në gjendje, se na ka ardhur i dëmtuar. Kemi probleme por gjatë rrugës do të rikuperojmë dhe mendojmë që të jemi më sulmues, më afër golit, se po nuk qe nuk e ke shumë të lehtë të marrësh pikë”.

Për luhatjet e skuadrës

“Rruga është e gjatë, do të ketë oshilacione. Më mirë që ndodhi në shtëpi, që lojtarët të jenë me këmbë në tokë, t’i përkushtohen futbollit, të mos kalojnë në eufori se janë në prag amatorizmi. Nuk është se kemi skuadra në përgjithësi që janë profesioniste përveç Skënderbeut, Partizanit e deri diku Kukësit. Të tjerat janë me rrugë të gjatë me makina, regjimi është me pikëpyetje, ka shumë punë për të bërë skuadër profesionale.

Lojtarët po lëshuan pak nga regjimi personal, që të abuzojnë dhe kjo është kryesorja që ndikon te lodhja në ndeshje. Ky është një problem shumë i madh, pashë edhe kundërshtarin që megjithëse fitoi kishte shenja loje, u përqendrua të rastësia, nuk shoh profesionalizëm te ata, si edhe te ne, kemi shumë probleme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"