Nica: E merituam barazimin, tani mendojmë për “finalen” ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 12:13

Nica: E merituam barazimin, tani mendojmë për “finalen” ndaj Teutës

Me barazimin e djeshëm, Laçi hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superiore. Kurbinasit kanë bërë një fund kampionati të mrekullueshëm dhe tani kanë edhe një provë finale ndaj Teutës në shtëpi.

Durrsakët nuk luftojnë më për asgjë, ndërsa motivimi i kurbinasve do të jetë maksimal. Ndërkohë, trajneri i kurbinasve, Stavri Nica, pas takimit të djeshëm ka deklaruar:nica

“Ne e donim shumë këtë pikë dhe përshëndeta futbollistët për shpirtin e garës që treguan në fushën e lojës. Në këtë takim u treguan shumë besnikë dhe të vëmendshëm. Morëm një pikë përballë një skuadre shumë të fortë siç është Flamurtari. Por, them se edhe e merituam”, tha trajneri, që foli edhe për ndeshjen ndaj durrsakëve, që është vendimtare.Laci vs Flamurtari

“Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Skuadra ime i ka të gjitha mundësitë për të marrë fitoren brenda dhe për të dhënë maksimumin jashtë”, tha trajneri i Laçit. I pyetur se cilën skuadër shikon të rrezikuar për të rënë nga kategoria, Nica u shpreh: “Tani nuk di ç’të them. Kush ta ketë fatin”.Laci-Teuta 1-0

Nica e ka marrë drejtimin e Laçit në një moment mjaft delikat dhe ka arritur të kthejë besimin në një ekip që të gjithë e shihnin si të rënë nga Kategoria Superiore. Për takimin me Teutën, trajneri shpreson në rikuperimin e Vucajt, i cili është një pikë e fortë në formacionin kurbinas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"