Nica e mbyll me Teutën, i kundërvihet lojtarëve: Mua më vjen turp nga ky rezultat, po juve?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 11:02

Nica e mbyll me Teutën, i kundërvihet lojtarëve: Mua më vjen turp nga ky rezultat, po juve?!

Stavri Nica nuk e përjetoi aspak mirë humbjen me Luftë- tarin në “Niko Dovana”, duke u larguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Fillimisht 63-vjeçari u fut në dhomën e zhveshjes dhe, pas dy minutash, u largua së bashku me zv.trajnerin Ilir Biturku. Mësohet se ai u tha lojtarëve se “kjo ishte ndeshja e tij e fundit” duke lënë të nënkuptohet se ka dhënë dorëheqjen nga Teuta.

nica

Ndërkohë që ai u ka thënë gazetarëve se e ka mbyllur me këtë lloj futbolli. Në fakt, diçka e tillë pritej, pasi edhe në intervistat gjatë ditëve të fundit Nica ka thënë shpesh se, nëse skuadra nuk i përgjigjet në fushë, do të largohet sepse nuk mund të vazhdojë kështu. Mosafrimi i një sulmuesi qendre gjithashtu ka frustruar edhe më tepër ish-trajnerin e Laçit, që gjatë gjithë ndeshjes i kishte sytë nga Latif, por afrikani për asnjë moment nuk e tregoi veten duke zhvilluar një ndeshje të dobët.

Pas humbjes me Lushnjën, në analizë Nica kritikoi lojtarët duke thënë: “Mua më vjen turp nga ky rezultat dhe kjo ecuri që keni, po ju? A e shikoni ku ndodheni, duhet të merrni më tepër përgjegjësi, ndryshe na mori lumi”. Duke marrë parasysh faktin që Nica është një trajner emocional edhe largimi i tij menjëherë pas ndeshjes pritej. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në qetësi, pasi fjalën e fundit do ta thonë drejtuesit e Teutës.

D.Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"