Nica drejt largimit nga Bylisi: Jam i sëmurë, nuk e di nëse do vazhdoj dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 13:50

Nica drejt largimit nga Bylisi: Jam i sëmurë, nuk e di nëse do vazhdoj dot

Trajneri i Bylisit, Stavri Nica, mungon në seancat stërvitore të ballshiotëve prej disa ditësh. Edhe në takimin e djeshëm të Kupës së Shqipërisë, ku Bylisi fitoi 2-1 ndaj Luftëtarit, ekipi u drejtua nga zv/trajneri Çuko. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, Nica ka folur në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet.

nica

“Jam i sëmurë. Më ka bllokuar nervi shiatik. Po merrem me analizat dhe për momentin jam i përqendruar vetëm te shëndeti im, pasi ai është shumë i rëndësishëm”, u shpreh fillimisht tekniku. I pyetur më pas nëse do të vazhdojë të drejtojë Bylisin ose jo, Nica tha:

“Sigurisht që jam ende trajner i Bylisit, por nuk di të them saktësisht nëse do të mund të vazhdoj ose jo. Gjithçka varet nga shëndeti im. Do të bëj analizat dhe do të shoh se si do të shkojnë gjërat. Më pas do të marr një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen. Për momentin, shëndeti është kryesori”, tha Stavri Nica në prononcimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"