Nica dhe Mërgjyshi vulosin derbin: Apolonia favorite ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 12:59

Nica dhe Mërgjyshi vulosin derbin: Apolonia favorite ndaj Bylisit

Stavri Nica dhe Artan Mërgjyshi në prag të “derbit” të radhës Apolonia-Bylisi, japin parashikimin e vet, ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

mergjyshi

– “Unë shoh që Apolonia ka rritje në lojë. Ka shtuar besimin në mundësitë e veta. E kundërta ndodh te Bylisi, që, për arsye nga më të ndryshmet, nuk është më ajo skuadra e vjetshme. Parë në të gjitha aspektet, në këtë ndeshje parashikoj një fitore jo shumë të mundimshme të Apolonisë”, thotë Nica.

– “Apolonia është rritur këto javë me ndryshimin e trajnerit, është bërë një skuadër më e ekuilibruar. Bylisi është një skuadër më agresive. Do të jetë një ndeshje e hapur dhe e luftuar. Si rezultatin më të mundshëm shoh barazimin”, ka deklaruar trajneri Artan Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"