Ngushëllimi i ndjerë e presidentit të FIFA-s: Krenar që e kam njohur Vokrrin, shembull për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 16:48

Ngushëllimi i ndjerë e presidentit të FIFA-s: Krenar që e kam njohur Vokrrin, shembull për të gjithë

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit. Mirëpo është ndjerë krenar që e ka njohur Fadil Vokrrin dhe e ka quajtur njeri shembull për të gjithë.

vokrri infantino

“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarë botëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit,” tha presidenti Infantino.

“Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, thotë presdienti i FIFA-s.

“Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Presidenti, Infantino.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"