“Ngushëllimi” i Bekajt: Ekipi kampion dallohet kur nuk mundet në ditë të keqe. Mendoja se do fitonim me dinakëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 23:13

“Ngushëllimi” i Bekajt: Ekipi kampion dallohet kur nuk mundet në ditë të keqe. Mendoja se do fitonim me dinakëri

Visar Bekaj ka pasur shumë punë në takimin mes Tiranës dhe Vllaznisë. Portieri i bardhebluve detyrua disa herë të ndalte tentativat drejt portës nga shkodranët për të ruajtur barazimin 0-0 në atë të cilën ai e ka pranuar se ishte një ditë e keqe për skuadrën e tij. Por në ”SuperSport” pas sfidës ai theksoi se ky ishte sinjali i një skuadre që është e denjë për titullin kampion.

bekaj

“Çdo ekip ka një ditë të keqe. Ekipi kampion dallohet kur nuk humbet në ditën e keqe, jemi të kënaqur me pikën. Titulli? Tirana nuk niset asnjëherë për vend të dytë. Kemi lojtarë shumë cilësorë, mendoj se do të shpallemi kampionë në fund të sezonit.

Prisja t’ia vidhnim me dinakëri fitoren Vllaznisë, njësoj si në Shkodër, por ishte tepër e vështirë. Duhet të shikojmë veten, nëse Dinamo frenon Kukësin është gjë e mirë. Kemi katër ndeshje si vendas, besoj që po t’i arrijmë këto fitore dhe fitojmë edhe ndaj Kukësit, do jemi shumë mirë.

Dueli me Latifin? I vështirë, por besoj se ia kam dalë me sukses”, ishin fjalët e Bekajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"