Ngrirja e renditjes në Francë “djeg” lojtarin shqiptar, Herta “nderon” Juven dhe i merr Lionit mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 12:49

Ngrirja e renditjes në Francë “djeg” lojtarin shqiptar, Herta “nderon” Juven dhe i merr Lionit mesfushorin

Lukas Tusart, mesfushori i Lionit, i cili shënoi golin deciziv për fitoren 1-0 të Lionit ndaj Juventusit, në ndeshjet e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, i ka thënë lamtumirë trajnerit Rudi Garsia, duke u bërë një nder jo të vogël bardhezinjve të drejtuar nga Mauricio Sarri. Ekzekutuesi i “Zonjës së Vjetër” nuk do të jetë në fushë për rifillimin e Champions-it, sepse skuadra e Hertës së Berlinit, e cila e siguroi që në janar kartonin e fantazistit të Lionit, nuk ka ndërmend që ta lërë në radhët e francezëve Tusartin asnjë ditë më shumë sesa skadenca e kontratës, 30 qershor 2020.1200-L-ligue-des-champions

Klubi gjerman pagoi paradhënie në merkaton e dimrit 25 milionë euro për një nga yjet e formacionit të Rudi Garsias dhe duke parë se Lioni vetëm nga dje është kthyer në stërvitje për t’u përgatitur për Juventusin, por në fushë transalpinët duhet të përgatisin skemat e tyre pa një prej titullarëve të pazëvendësueshëm, i jep një ndihmë jo pak të vogël Kristiano Ronaldos me shokë, të cilët në Torino do të provojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, nëse duan që të avancojnë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishme për klube. Prandaj, nëse Juventusi ia del në këtë mision, sigurisht që një letër falënderimi duhet t’i dërgohej edhe klubit të Hertës së Berlinit…

Dopioshuplakë për Lionin

Por, ndërsa humb Tusartin, Lioni dje ka marrë një tjetër shuplakë nga mbledhja e Këshillit të Shtetit Francez, i cili ka konfirmuar vendimin për ndërprerjen e kampionatit të Ligës 1 dhe Ligës 2. Klubi i Lionit, ai i St.Etienit dhe jo vetëm, kishin apeluar këtë vendim, por nga dje kanë marrë si përgjigje konfirmimin e vendimit të qeverisë transalpine, e cila ka shpallur PSG-në kampione dhe ka ngrirë renditjen definitive për skuadrat që shkojnë në Kupat e Europës. Por, ndërkohë, nga kjo zgjedhje është ndryshuar vetëm vendimi për dy skuadrat e vendit të fundit, duke qenë se si Amië dhe Tuluzë, nuk do t’u duhet që të zbresin më një kategori më poshtë.gettyimages-1195924020-612x612

Dhe, si rrjedhojë, ky autoritet i ka bërë apel Federatës Franceze që të revolucionojë edhe formatin e Ligës 1 për sezonin e ardhshëm për të kaluar nga 20 në 22 skuadra, në mënyrë që të mos i hajë hakun edhe dy skuadrave kryesuese të Ligës 2, që të ngjiten një kategori më lartë, konkretisht Lorientit dhe Lensit. Ndërkohë, nga ky vendim digjet mundësia e Azhaksosë, skuadrës ku luan ish-mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Qazim Laçi, i cili falë vendit të tretë që mbante në renditje, kishte mundësinë që të luante një sfidë “play off” me ekipin e tretë nga fundi i Ligës 1, Nim, për të provuar ngjitjen në elitën franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"