Ngrihet sërish pista Juventus-Ikardi, Uanda Nara tregon për fatin e sulmuesit të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 19:20

Ngrihet sërish pista Juventus-Ikardi, Uanda Nara tregon për fatin e sulmuesit të PSG-së

Agjentja dhe gruaja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi ka folur në lidhje me interesimin e Juventusit, duke thënë se vendimet i merr Ikardi ndërsa ajo thjesht e ndjek.

Wanda-Nara-Mauro-Icardi-1635283

Pasiguria për të ardhmen u shpreh dhe nga vetë Uanda teksa pranoi se nuk e di nëse do të vazhdojë të jetojë në Paris vitin e ardhsëm apo do rikthehet në Milano duke qenë se Ikardi është i huazuar me të drejtë blerje te PSG-ja.

Gjithashtu, Uanda deklaroi se fakti që Ikardi shoqërohet nga ajo si bashkëshorte dhe agjente do të thotë më shumë siguri për sulmuesin dhe shtoi se ajo nuk duhet të gjykohet për fotot që poston por për punën që bën si agjente.

“A do t’i bashkohet Ikardi ndonjëherë Juventusit? Të them të drejtën nuk e di. Nuk e di a do të jetojmë në Paris vitin e ardhshëm, apo do kthehemi në Milano. Është ai që vendos, ndërsa ne e ndjekim,” thotë 33 vjeçarja.

ac-milan-vs-juventus-buffon-hasil-yang-positif-tapi-tak-bisa-tidur-nyenyak-Fi4wt8sWkE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"