Ngoo qetëson Ze Marian, ja formacioni ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 13:37

Ngoo qetëson Ze Marian, ja formacioni ndaj Apolonisë

Tirana kompletohet para Apolonisë. Gripi është hedhur pas krahëve, ndërsa dje, veç Majkëll Ngoosë, u kthye në stërvitje edhe Kenet Muguna. Sulmuesi anglez mori ngarkesa si pjesa tjetër e lojtarëve, duke konfirmuar se do të jetë një forcë më shumë në transfertën delikate në Fier.

Ze Maria

Sigurisht që vendimi final nëse do të përfshihen apo jo në formacion lojtarët që vijnë nga viroza, i takon stafit teknik dhe ndoshta gjithçka do të përcaktohet sot, në seancën e fundit. Gjithsesi, referuar asaj që u privua edhe dje, u konstatua që 11-shja do të jetë deri diku e njëjtë me atë që luajti në Ballsh, por duke përfshirë Erjon Hoxhallarin në vendin e Alket Çelhakës, i cili tashmë është shëruar dhe kjo u pa gjatë kësaj javë, ndërsa ka marrë ngarkesa normale.

Në krahun tjetër mbetet Kërçiku, ndërsa për të kompletuar mbrojtjen në qendër, ka të ngjarë që të luajnë Turtulli e Musa. Në mesfushë, sigurisht që pritet treshja klasike, Karabeci-MavejeDaja, e cila po kalon realisht formë të mirë. Në krahët e sulmit mbeten Greca me Sentamunë, ndërsa në majën e sulmit, Ngoo.

Tirana

Por në rast se Ze Maria vendos që ta lërë jashtë gjigantin, do të zhvendoset si “pykë” Sentamu, ndërsa vendin e tij në krahë do ta zërë Halili. Bardheblutë udhëtojnë vetëm për trepikëshin në Fier, pasi me afrimin e ballshiotëve, gabimet janë kategorikisht të ndaluara.

Edhe pse deri më sot kryeqytetasit nuk e kanë diskutuar kurrë vendin e parë, një humbje dhe një barazim me rivalin e vetëm, ka bërë që të jenë vetëm +4 në krye të tabelës. Përgjysmimi i pikëve shton rrezikun, ndaj kur kanë mbetur në total edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar (dy nga faza e dytë dhe 8 nga e treta), Tirana pretendon vetëm fitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"