Ngo tërbon tifozët, mungojnë drejtuesit. Ja pikantet e ndeshjes Kastrioti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 20:53

Ngo tërbon tifozët, mungojnë drejtuesit. Ja pikantet e ndeshjes Kastrioti-Tirana

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Kamzë. -Tirana vjen në stadium afro një orë përpara ndeshjes duke qenë se analizën tekniku i bardhebluve e kishte zhvilluar në Tiranë. Kamza e blinduar nga forca të shumta policie, kjo për faktin se vjet përballja mes dy skuadrave pati edhe incidente. Të shtunën çdo gjë shkoi normalisht.

tiranaFOTOT: F.HAZISLLARI

Asnjë drejtues nga të dyja skuadrat nuk ishte prezent në tribunën qendrore, diçka e pazakontë për një ndeshje futbolli. Megjithatë, pati zyrtarë të ekipeve kundërshtare, një ndër to ishte edhe trajneri i Laçit.

Minutat e para ishin shumë të qeta dhe trajneri Shehi thërret Ngonë për ta këshilluar që të mos bjerë pre e provokimeve. Trajneri Ndreu, shpeshherë nga presioni që përcillte ndeshja, arrinte deri para pankinës së Shehut dhe gjendeshin të dy bashkë në një vend.

seferi ngo

Kur mbyllet pjesa e parë dhe Ngo po linte terrenin, ai provokohet nga tifozët dhe bën një gjest të shëmtuar drejt përkrahësve vendës duke ngritur gishtin e mesit. Kjo irriton zëvendëstrajnerin Rama, i cili i drejtohet gjyqtarit të katërt Lata, i cili e pa edhe vetë gjestin… Rama insistoi që të sinjalizonte kryesorin për ndëshkim me të verdhë, por kjo nuk ndodhi dhe më pas Rama filloi t’i kërkonte llogari Latës.

Ndeshja shpesh pati edhe ofendime në kor nga tifozët. Vendësit kapen shpesh me Ngonë, ndërsa bardheblutë në fund irritohen me Mëllugjën. Pas ndeshjes të dy trajnerët, pavarësisht “luftës” sportive, shtrënguan duart me njëritjetrin.

242968227_579147423206953_1562406115792441377_n (2)

Dy dëmtime të detyruara kreu Kastrioti në këtë ndeshje. Fillimisht ishte kapiteni Neziri ai që mori një goditje në brinjë dhe u zëvendësua qysh në minutën e 21-të. Pas disa minutave në pankinë, Nezirit i shtohen dhimbjet në brinjë dhe për një moment konsultohet me doktorin e Tiranës. Më pas në minutën e 67-të edhe Lukman Husein la fushën i dëmtuar, duke bërë që skuadrës, krahas mungesave që kishte, t’i shtohen edhe këta dy lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"