Ngo do ta nisë nga stoli, Dunga titullar. Mema ka vetëm një dyshim për ndeshjen me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 10:48

Ngo do ta nisë nga stoli, Dunga titullar. Mema ka vetëm një dyshim për ndeshjen me Laçin

Kristi Vangjeli nuk lëviz nga formacioni i Tiranës. Edhe pse Ardian Mema ka punuar gjatë javës me Albi Dokën në krah, dje përfundimisht u “saldua” që Kristi Vangjeli do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës.Tirana

Lojtari vazhdon të luajë titullar djathtas, duke lënë në stol tiranasin, i cili paçka se e nisi si titullar vitin, prej kohësh e ka pranuar stolin nga halli. Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, një dyshim ka në portë me Bakajn që mund të luajë në vend të Likës. Në mbrojtje, veç Vangjelit, luajnë Osmani dhe Imami, ndërsa kthehet majtas në pozicionin natyral Erjon Hoxhallari. Në mesfushë, pas gati gjashtë muajsh aktivizohet si titullar në kampionat Erando Karabeci.

Në krah të tij, Batha. Dy sulmuesit e fshehur janë Kale majtas dhe Kobina djathtas, ndërsa Hasani do të luajë pas “pykës”, që këtë herë është Dunga dhe jo Majkëll Ngo, që dje dukej i mërzitur për mosaktivizimin. Gjithsesi, ky është formacioni që provoi dje Mema edhe gjatë stërvitjes dhe mund të ketë ndonjë lëvizje të sekondës së fundit. Bardheblutë luajnë me Laçin ndeshjen e tetë në kampionat, ndonëse problemi kryesor është Armando Cungu, trajneri aktual i kurbinasve.

tirana

Si me Kukësin dy herë, Vllazninë dhe Laçin, Cungu ia ka dalë që t’i çmontojë bardheblutë. Në 21 takime, skuadrat e tij kanë fituar nëntë ndeshje. Tetë takime janë mbyllur në barazim, ndërsa katër i ka fituar Tirana. Avantazh i dukshëm i shkodranit. Jo vetëm kaq, Cungu dhe ekipet që ka drejtuar, në 21 ndeshjet kundër Tiranës, kanë shënuar 25 gola, kundrejt 12 të bardhebluve. Dhe nuk ka mbaruar akoma. Cungu dhe Laçi janë një dyshe perfekte. Në tetë ndeshje, mes Laçit të Cungut dhe Tiranës, vetëm një herë kanë fituar bardheblutë, ndërsa tri takime i ka fituar ekipi kurbinas. Katër ndeshje janë mbyllur në barazim. “Qershia mbi tortë” është 27 maji i 2017- ës, kur Vllaznia e Cungut, duke barazuar 0-0 në Shkodër, zbriti një kategori më poshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"