Ngo bën shou në stërvitje, por Mema i palëkundur i tregon… stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 21:18

Ngo bën shou në stërvitje, por Mema i palëkundur i tregon… stolin

“Ekipi fitues nuk ndryshohet”. Ky është ligji i pashkruar i trajnerëve të futbollit që, me sa duket, do të gjejë zbatim edhe te Tirana.

tirana stervitje

Trajneri Ardian Mema pritet që të mos eksperimentojë dhe as të ndryshojë shumë në sfidën e mesjavës. Skuadra fitoi ndaj Laçit, përballoi presionin dhe, kësisoj, me të njëjtën 11- she, kryeqytetasit pritet që të luajnë edhe në Ballsh.

FORMACIONI – Tirana ka kryer dje një stërvitje e cila ka zgjatur përafërsisht 75 minuta. Më pak se zakonisht dhe kjo e kushtëzuar nga ngjeshja e kalendarit, duke qenë se luhet të mërkurën, kështu që stafi teknik me në krye trajnerin Ardian Mema dhe përgatitësin atletik, Jani Kostandini kanë drejtuar program më të shkurtër në kohë.

Capture

Pas nxehjes së plotë, skuadra ka vijuar me ushtrimet me top dhe në fund lojë me ekipin të ndarë në dy grupe. Ndarja: Pa shumë surpriza. Me Edvan Bakajn në portë, skuadra plotësohet me 10 lojtarët që luajtën ndaj Laçit. Vangjeli e Hoxhallari nga krahët dhe Imami e Osmani në qendër plotësojnë prapavijën me katër. Kapiteni Karabeci dhe Batha vendosen në mesfushë si digë për të vijuar më tej me ofensivën.

SULMI – Tirana pritet që në majë të udhëhiqet sërish nga Dunga edhe në Ballsh. Pas tij, në rolin e “numrit 10”, pritet që të nisë Edon Hasani me Kobina në të djathtë dhe Kale në të majtë. Të paktën, ky ka qenë rreshtimi i skuadrave dje në stërvitje.

majkell ngo

Majkëll Ngo, i projektuar dje në skuadrën rezervë, ka qenë i papërmbajtshëm. Me grintë dhe shpeshherë edhe me forcë, ka tentuar që të shënojë dhe të tregojë se meriton edhe ai vlerësim. Kështu, konkurrenca te Tirana është shtuar edhe në sulm, e tillë që për të merituar fanellën e titullarit, duhet djersitur shumë në stërvitje. Anglezi e ka kuptuar këtë.

RIKTHIMET – Ilion Lika është stërvitur dje plotësisht nën urdhrat e përgatitësit të portierëve, Emanuel Egbo. Portieri me shumë eksperiencë te bardheblutë ka pasur një dëmtim disa ditë më parë dhe kjo ka bërë edhe që trajneri Mema të vendoste për Bakajn mes shtyllave të portës ndaj Laçit. Me shumë gjasë, as në portë nuk pritet që të ketë ndryshime për transfertën e Ballshit. Veçmas skuadrës ka punuar vetëm Dorian Kërçiku, i cili është stërvitur nën kujdesin e përgatitësit atletik me ushtrime të përzgjedhura.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"