Ngjitja për herë të parë në Kategorinë e Dytë, Bulqiza shpërblehet nga bashkia: Do keni gjithmonë mbështetje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 15:19

Ngjitja për herë të parë në Kategorinë e Dytë, Bulqiza shpërblehet nga bashkia: Do keni gjithmonë mbështetje…

Bulqiza për herë të parë në histori, është ngjitur në Kategorinë e Dytë, pas një sezoni fantastik të zhvilluar në Kategorinë e Tretë.

bulqizaa

Në lidhje me këtë event, Bashkia Bulqizë organizoi një ceremoni të posaçme, ku ndër të tjera u shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, një kupë simbolike për KF Bulqiza dhe certifikata mirënjohjeje nga Bashkia për personat që kanë kontribuar në rrugëtimin e skuadrës.

“E para, dua ta theksoj që në fillim se një qytet i shëndetshëm dhe aktiv, njeh vlerën e jetesës aktive, aktivitetit fizik dhe sportit. Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht sipërmarrjeve private në fushën e sportit, pushteti vendor duhet të ketë një rol shumë aktiv, madje parësor në ngritjen, mbështetjen dhe konsolidimin e sporteve të ndryshme brenda territoreve që drejtojnë.

Së treti, aktivitet sportive, e sidomos kur rezultatet janë pozitive, padyshim që shërbejnë edhe në promovimin e qytetit, gjë kjo shumë e rëndësishme për ditët që jetojmë. Një tjetër arsye e rëndësishme se përse kemi këmbëngulur në ringritjen e KF Bulqiza është edhe çuarja më tej e traditës së sportit bulqizak.

kf-bulqiza-696x374

Dua të bëj një apel shumë të hapur dhe miqësor. Sigurisht që unë personalisht, qofsha kryetar i Bashkisë Bulqizë, ose jo, do ta vazhdoj mbështetjen time për KF Bulqiza. Kjo skuadër është dhe do të jetë krenaria e qytetit tonë.

Por, për ta çuar atë edhe më tej, ftoj të gjithë aktorët e ndryshëm social, biznesmenë, qytetarë e sportdashës, që jetojnë këtu apo jashtë vendit, të cilët kanë mundësi të kontribuojnë, që të na bashkohen në fuqizimin e KF Bulqiza. Le të bëhemi bashkë për ta futur KF Bulqiza në listën e skuadrave më të suksesshme në vendin tonë.”, u shpreh kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla në fjalimin e tij para skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"