Ngjitja në Superiore shumë e mundimshme, futbollisti i Besëlidhjes gjen “ilaçin”: Po të luajmë si ndaj Partizanit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 23:02

Ngjitja në Superiore shumë e mundimshme, futbollisti i Besëlidhjes gjen “ilaçin”: Po të luajmë si ndaj Partizanit…

Diferenca me 9 pikë nga kreu ia bën më të vështirë rrugën Besëlidhjes. E megjithatë, Arsen Hajdari nuk e dramatizon situatën.

Beselidhja
Për “Panorama Sport” ai thotë se gjithçka mund të ndryshojë në këtë fazë finale.

“E mbyllëm si mos më keq, duke lënë 6 pikë në dy ndeshje radhazi. Gjithsesi, ky është realiteti dhe duhet t’i bindemi. Tani ne po mendojmë për fazën e tretë. Jo vetëm matematika, por edhe forma e skuadrës më mban me shpresa se mund të ngjitemi në elitë pa ndihmën e ndeshjeve shtesë të ‘play off’-it. Në përballjen e fundit në shtëpi, të cilën e humbëm ndaj Erzenit, mungonte gjysma e titullarëve dhe kjo e dha impaktin e vet negativ. Na duhet shumë punë e besim për të arritur atë që duhet. Besëlidhja deri në nisje të fazës së tretë do të jetë e kompletuar me të gjithë titullarët dhe kjo do të na jepte shpresa për objektivin. Nëse ne do të mobilizohemi dhe do të luajmë me grintën si ndaj Partizanit, Besëlidhja do të sigurojë vendin e parë. Ndaj jam optimist dhe shpresoj shumë”, u shpreh mes të tjerash sulmuesi shkodran i Besëlidhjes.

Arsen Hajdari Vllaznia
PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"