Ngjitja në Superiore një “fiksim” për Pogradecin, flet Topllari: Vetëm ne nuk po luajmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 20:17

Ngjitja në Superiore një “fiksim” për Pogradecin, flet Topllari: Vetëm ne nuk po luajmë…

Ngjitja u është kthyer në “fiksim” pogradecarëve. Dhe me të drejtë, derisa u bënë javë që kryesojnë kampionatin. Eldjon Topllari e quan të mbyllur këtë “mision”, aq sa hapur e thotë se skuadra ka fituar statusin e një lideri.pogradeci

“Kemi fituar përvojën e duhur për ta udhëhequr këtë kampionat. Është viti ynë dhe kjo na ngarkon me më shumë përgjegjësi në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Duhet të marrim vetëm fitore për t’u kurorëzuar në fund. Do të ishte mirë sikur të zhvillonin ndonjë miqësore, por ishte e pamundur. Nuk na është dhënë leja, në një kohë që ekipet e tjera të grupit nuk e kishin një pengesë të tillë”, u shpreh fillimisht për “Panorama Sport” autori i 3 golave për liqenorët.

Sulmi është një ndër pikat e forta të Pogradecit dhe këtë e thekson vetë 27-vjeçari. “Suksesi ynë vjen nga golat. Kjo nuk vlen për mua dhe Alillarin, por për të gjithë ekipin. Te ne thuajse të gjithë e kanë gjetur rrjetën. Nga ana tjetër, jemi një ekip që pak pësojmë dhe shpresoj të ecim në këtë mënyrë dhe të ngjitemi në elitë. E megjithatë, t’i marrim gjërat me radhë.pogradeci

Në fokus është Besa, kundërshtari i radhës. Ata kanë ekip shumë të mirë, por ne shkojmë për fitore dhe nuk diskutojmë asnjë rezultat të dytë”, përfundoi Topllari. Kjo minifazë po shkon shumë mirë te liqenorët. Asnjë dëmtim, e megjithatë Ardjan Abazaj po i bën llogaritë vetëm me një mungesë (atë të portierit Uendi Berberi, i pezulluar prej të verdhëve). Në pamundësi të një miqësoreje, skuadra do të zhvillojë një ndeshje brenda grupit për të kristalizuar edhe formacionin.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"