Ngjitja në Superiore dhe mbijetesa në Kategorinë e Parë, caktohen datat për sfidat e “playoff”-eve dhe “playout”-eve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 14:40

Ngjitja në Superiore dhe mbijetesa në Kategorinë e Parë, caktohen datat për sfidat e “playoff”-eve dhe “playout”-eve

Katër skuadra do të përballen me njëra-tjetrën për të vendosur se kush do të shkoj në sfidën e fundit “playoff” përballë vendit të 8-të në Superiore, për të luajtur sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

kategoria-e-pare-1

Korabi-Tomori dhe Apolonia-Tërbuni, janë dy sfidat gjysmëfinale, fitueset e të cilave do të ndeshen me njëra-tjetrën, për të shkuar në sfidën e fundit “playoff”.

Datat e këtyre sfidave janë përcaktuar, së bashku me oraret dhe stadiumet që do t’i presin.

Korabi-Tomori do të luhet në stadiumin e Korabit, në datën 14 maj, në orën 16:00. Po në të njëjtën kohë, Apolonia dhe Tërbuni do të masin forcat në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier.

Play-Off: Kategoria e Parë:
Korabi-Tomori ora 16:00
(Stadiumi i Korabit) – Peshkopi
Apolonia-Tërbuni ora 16:00
(Loni Papuçiu) – Fier

Gjithashtu është vendosur dhe data për sfidat “playout” të Kategorisë së Parë.

Pogradeci-Oriku do të luhet në 14 maj, në orën 15:00 në stadiumin Shkumbini, ndërsa në po të njëjtën kohë, Turbina-Devolli do të përballen në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Play-Out: Kategoria e Parë:

Pogradeci-Oriku ora 15:00
(Stadiumi i Shkumbinit) – Peqin
Turbina-Devolli ora 15:00
(Niko Dovana) – Durrës

Për sa i përket sfidës “playout” midis Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë, Gramozi dhe Delvina do të masin forcën stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë, në orën 15:00 në po të njëjtën datë.

Play-Out: Kategoria e Dytë me Kategorinë e Tretë:

Gramozi-Delvina ora 15:00
(Roza Haxhiu) – Lushnjë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"