Ngjarjet e së Parës/ Në Veri mbretëron “X”-i, Egnatia kryeson e vetme në Jug. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 17:31

Ngjarjet e së Parës/ Në Veri mbretëron “X”-i, Egnatia kryeson e vetme në Jug. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Barazime me bollëk dhe konfirmime, ishte kjo panorama e javës së 4-t në Kategorinë e Parë. Kur pritej që në Grupin A të ndodhte shkëputja e madhe, e kundërta ngjau. Në 4 ndeshje ka po aq barazime dhe rrjedhimisht tabela ka mbetur e pandryshuar.

topi-kategoria-e-pare

Korabi e Burreli bashkëkryesojnë, ndërsa Besëlidhja me Dinamon janë ende në ndjekje. Në Grupin B nuk ka shumë surpriza, pasi 4 ekipet që vërtet pretendojnë nuk i kanë diskutuar fitoret. Egnatia marshon e vetme drejt kreut, e ndjekur nga Besa, Lushnja e Tomori. Në total kjo javë prodhoi vetëm 9 gola, por pati penallti të dhëna e padhëna, 41 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq. Në Veri mbretëron “X”-i.

Të gjitha ekipet e këtij grupi morën vetëm nga një pikë në ndeshjet e luajtura të shtunën dhe të dielën… Festë ka vetëm te Partizani B, Veleçiku dhe Vora, që e bënë më në fund “sefte” pas 360 minutash. Supersfida ishte ajo e zhvilluar në Lezhë, atje ku Besëlidhja vendëse ndali Burrelin e vendit të 2-të. Matjanët vërtet dominuan në lojë e raste, por nuk ditën që të shfrytëzojnë as atë penallti të diskutueshme që patën në favor. Merita këtu ishte pa diskutim e portierit serb të lezhjanëve, Djorde Vukashinoviç, që grushtoi gjuajtjen e Raboshtës.

Korabi u thye nga Partizani B, një ndalesë që i hoqi shansin që të shkëputej prej rivalit më të afërt. E megjithatë, edhe pas kësaj jave ka pikë po aq sa Burreli. As Dinamoja nuk e bëri dot atë hapin e madh në “Reshit Rushi” të Shkodrës, atje ku u ndesh me Veleçikun. Krijuan raste, por mbrojtja kundërshtare ishte një “mal” i pakalueshëm. Në Jug përballjet ishin më “të zjarrta”. Egnatia e likuidoi kollaj Flamurtarin, me gola të A.Maganit, Çelhakës e Shtubinës. Vlonjatët përfundimisht nuk kanë forca, ndonëse kanë dëshirën e madhe për të bërë diçka.

Me i mire

Me vetëm një pikë në 4 javë, paralajmërojnë një sezon më shumë se të vështirë. Besa po dëshmon edhe një herë se këtë vit do të jetë ndryshe. Një ekip që di të marrë pikët, ndonëse vazhdon të shpërdorojë pa fund para porte. Gjithsesi, sulmi edhe këtë të shtunë tregoi cilësi me Kainën e Peqinin në majë. Lushnja vuajti me Elbasanin, por mori çka deshi. Një gol i Xekës mjaftoi për t’i zhytur në fundin e renditjes verdheblutë.

Formacioni me i dobet

Ndoshta skuadra e Shkëlqim Lleshanakut mund të meritonte më shumë, por kanë një problem të madh: ndëshkohen në finishin e pjesës së parë për të tretën herë radhazi. Tomori nuk e fali Pogradecin, duke e futur ketë të fundit në krizë rezultatesh. Canka e Kasmollari sjellin trepikëshin e dytë sezonal, ndërsa penalltia e Jahajt ishte shumë pak për liqenorët. Ndoshta po të ishin dhënë edhe ato dy penallti në favor të miqve, skuadra e Ardjan Abazajt sot do të ishte ndryshe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"