NGJARJET E SË PARËS/ Ndalet edhe Vllaznia, Apolonia mbetet në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 18:56

NGJARJET E SË PARËS/ Ndalet edhe Vllaznia, Apolonia mbetet në krizë

Historia përsëritet. Ashtu si Tirana një vit më parë që u ndal në një barazim në Shënkoll pas gjashtë fitoresh radhazi, e njëjta gjë ndodhi edhe me Vllazninë. Shkodranët u ndalën në një barazim pa gola në transfertën e Shënkollit pas gjashtë takimesh që fitonin radhazi. Në një terren të vështirë, të besuarit e Hasan Likës e patën të vështirë të shënonin, ndërsa duhet thënë se krijuan disa raste, por që nuk i finalizuan siç duhet.

Vllaznia

Shënkolli bëhet sërish pengesë për ekipet pretendente. Megjithatë, Dinamo që është ndjekësi më i afërt i Vllaznisë, nuk arriti të përfitonte duke mos shkuar më shumë se një barazim në transfertën e Fushë-Krujës. Blutë krijuan volum loje dhe raste ndaj Ilirisë, por nuk arritën që të zhbllokonin rezultatin. Pas ndeshjeve të javës së 7-të ka përfituar vetëm Besëlidhja që ka fituar ndaj Vorës në transfertë dhe është ngjitur në kuotën e 12 pikëve.

Lezhjanët duket se e kanë kaluar atë moment krize dhe kanë marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Në takimin e luajtur në Pezë, Besëlidhja ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke mos e vendosur për asnjë moment në diskutim 3-pikëshin ndaj vorakëve. Nga ana tjetër, ekipi i drejtuar nga Gerald Çani do duhet të presë edhe pak për të shijuar fitoren e parë në debutimin e vet në Kategorinë e Parë.

Erzeni nuk fal në shtëpi dhe në katër ndeshje në fushën e vet numëron po kaq fitore. Përballë Veleçikut, shijakasit triumfojnë me rezultatin 2-1 dhe barazohen me pikë me Besëlidhjen, duke qenë gjithmonë në vendet e para. Korabi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për sa i përket mbijetesës. Dibranët kanë mundur Burrelin me rezultatin 2-0 në një takim shumë të luftuar mes të dy ekipeve. Megjithatë, pas shtatë javësh, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në Grupin A.

Në Grupin B vazhdojnë përballjet e forta ku çdo javë janë tri sfida mes ekipeve pretendente. Besa më në fund është e vetme në krye pas fitores 1-0 në transfertën e vështirë të Rrogozhinës përballë Egnatias. Një gol i Meglid Mihanit në fund u ka dhënë 3- pikëshin kavajasve. Bylis duket se e kaloi atë moment të vështirë të javëve të para dhe të dielën fitoi në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 1-0. Antoni shënoi për ballshiotët, duke i dërguar skuadrën në vendin e dytë në klasifikim, një pikë më pak se Besa që është në krye.

Capture

Apolonia vazhdon të jetë në krizë dhe nuk po e kalon dot momentin e vështirë. Skuadra fierake nuk ka arritur ende të fitojë në fushën e vet ku në tre takime që ka luajtur deri tani në “Loni Papuçiu”, ka arritur vetëm tre barazime. Në sfidën përballë Tomorit, fierakët nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola. Të besuarit e Mihos krijojnë shumë raste, por nuk arrijnë të finalizojnë si duhet.

Capture1

Një sfidë shumë e luftuar në fushë mes dy ekipeve, por që nuk ka prodhuar asnjë gol. Orikumi vazhdon të jetë një prej skuadrave të vështira për t’u mundur. Në transfertën e Cërrikut, bregdetarët barazojnë pa gola, ndërsa ka pakënaqësi në lidhje me gjykimin. Orikumi është vetë dy pikë larg kreut. Elbasani merr më në fund pikën e parë në këtë kampionat pas barazimit të djeshëm 1-1 në Cërrik ndaj Lushnjës. Nga vendi i parë deri në vendin e 8-të që është Lushnja, diferenca është vetëm shtatë pikë mes ekipeve.

Besar Bozgo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"