Ngjarjet e së parës/ Klube amatore dhe akuza pa fund për gjyqtarët. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:33

Ngjarjet e së parës/ Klube amatore dhe akuza pa fund për gjyqtarët. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Futbolli i kategorive inferiore në Shqipëri e tregon qartë herë pas here se mbetet në nivelin amator. Kuptohet, nga elemente thelbësore të administrimit të klubeve, sepse niveli i fushës së blertë është tjetër gjë. Në fund të fundit, ky është niveli i lojtarëve që luajnë në këtë kategori, por si mundet një klub i Kategorisë së Parë të shkojë në një ndeshje vetëm me një portier?! 

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Ndodhi në Pukë këtë fundjavë, ku drejtuesit e Tërbunit dolën zbuluar, pasi për fatin e tyre të keq portieri i vetëm që kishin, Baçi, u dëmtua rëndë. Ka ndodhur edhe më parë me Turbinën, që shkoi në Fier pa portier rezervë, madje edhe pa trajner (Stojku në atë kohë). Janë çudi që vetëm në futbollin tonë mund të ndodhin dhe që atyre që i bëjnë nuk u bën fare përshtypje. Prandaj dhe jemi kaq shumë larg nivelit profesionist të futbollit.

AKUZA GJYQTARËVE – Ndeshjet e para të vitit 2020 pritej të ishin të qeta, por menjëherë pas tyre shumë klube kanë shpërthyer në akuza për gjykimin e njëanshëm, sipas tyre. Drejtuesit e Turbinës, Orikut, Ilirisë dhe Pogradecit kanë qenë ata që kanë ngritur zërin më shumë këtë radhë, duke qenë të bindur se janë ndëshkuar nga “xhaketat e zeza”, që sipas tyre kanë ndikuar direkt në rezultat.

Madje, drejtuesit e Ilirisë për pak minuta e kanë ndërprerë lojën për shkak të irritimit me gjykimin në ndeshjen me Apoloninë. Janë pretendime që në Kategorinë e Parë faktikisht dëgjohen çdo javë, por është e vërtetë po ashtu se niveli i gjykimit në këtë kategori lë për të dëshiruar.

fORMACIONI ME I DOBET5

Ajo që shqetëson lidhet me faktin se ankesat janë masive dhe ende pa hyrë kampionati në fazën e tij të nxehtë. Në Fushë-Krujë ka pasur edhe ndonjë send të hedhur në fushë dhe në drejtim të gjyqtarëve, por pa probleme madhore. Mjaft nervozë kanë qenë edhe drejtuesit dhe lojtarët e Orikut për humbjen në Elbasan, duke ia faturuar atë gjykimit.

FITORE MINIMALE – Në rezultatet e javës së 13-të bie në sy fakti se asnjë nga skuadrat pretendente nuk ka fituar me më shumë se një gol diferencë. Të gjitha fitoret e tyre kanë qenë minimale. Apolonia ndaj Ilirisë, Besëlidhja ndaj Veleçikut, Kastrioti ndaj Tërbunit dhe Lushnja ndaj Devollit kanë marrë 3 pikët me një gol të vetëm, kurse Besa ka mundur 1-2 Turbinën në Cërrik.

Formacioni me i mire

Në Grupin A, Kastrioti vazhdon të kryesojë bindshëm, kurse në Grupin B, Lushnja i ka rrëmbyer kreun Pogradecit. Elbasani ka dhënë sinjale pozitive me fitoren 2-0 ndaj Orikut, ndërkohë që Dinamo, pavarësisht ndryshimeve të shumta, e ka të vështirë të fitojë në fushën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"