NGJARJET E SË PARËS/ “Egoisti” Alillari, pretendentët e trembur dhe gara e palexueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 21:11

NGJARJET E SË PARËS/ “Egoisti” Alillari, pretendentët e trembur dhe gara e palexueshme

Java e pestë e Kategorisë së Parë vërtetoi se ky kampionat është vërtet i palexueshëm. Kush bën parashikime, bën mirë të presë, sepse është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh, sidomos në Grupin A, ku kryesojnë Erzenin dhe Korabi.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Në Grupin B Lushnja ka rimarrë kryesimin dhe për momentin është e vetmja pretendente që jep garanci. Pretendentët e tjerë duken të frikësuar në këtë start kampionati.

“FRIKË” NGA HUMBJA – Besa, Besëlidhja, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat që para nisjes së kampionatit llogariteshin ndër pretendentet kryesore për Superioren. Një objektiv që ndoshta i ka vënë disi nën presion dhe vazhdojnë të lënë pikë rrugës. Të gjitha këto skuadra barazuan në javën e pestë në transfertë. Në elitë nuk shkohet me barazime dhe këtë e dinë shumë mirë drejtuesit e këtyre skuadrave. Ndoshta kaq janë mundësitë, por për një objektiv madhor duhet guxuar më shumë.

Futbolli është edhe matematikë dhe në këtë sens është më mirë një fitore dhe një humbje se dy barazime. Fati i këtyre katër skuadrave është se edhe me barazimi për momentin janë shumë afër kreut, pasi thuajse të gjithë po lënë pikë. Megjithatë, me këtë ritëm duket e vështirë për të shkuar në elitë. Kastrioti dhe Besëlidhja kanë më shumë barazime në këto 5 javë, nga 3 secila.

FENOMENI ALILLARI – Dy shënuesit më të mirë Kategoria e Parë i ka në Grupin B. Mikel Canka është një nuhatës i mirë portash dhe po e tregon qartë me 7 golat e shënuar në 5 ndeshje. Por fenomeni më i çuditshëm është ai i sulmuesit të Pogradecit, Artion Alillarit, i cili i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Elbasanit. Është një rast për t’u studiuar “egoizmi” i këtij futbollisti, i cili ka shënuar të gjithë golat e Pogradecit deri tani.

ff

Liqenorët kanë vetëm 2 fitore në këtë kampionat dhe në të dyja këto ndeshje Alillari ka shënuar dy tripleta. Ai ndëshkoi Ilirinë në javën e dytë të kampionatit me 3 gola, ashtu siç bëri të dielën ndaj Elbasanit në stadiumin e Peqinit. Në 3 ndeshjet e tjera, skuadra që drejtohet nga trajneri Abazaj ka humbur me Devollin dhe Oriku dhe ka barazuar me Shënkollin. Në asnjë nga këto ndeshje nuk ka shënuar gol dhe duket se te Pogradeci goli “njeh” vetëm Artion Alillarin.

GJYQI I DEVOLLIT – Masat ndëshkuese te Devolli, që ka pezulluar katër lojtarë pas humbjes me Turbinën, e para në kampionat, tregojnë se klubet shqiptare kanë ende probleme mentaliteti. Të marrësh masa në një ekip debutues, kur mban vendin e tretë, duket vërtet diçka e çuditshme, edhe pse drejtuesit bilishtarë kanë të drejtën e tyre të vendosin për ekipin e tyre.

Capture44

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"