Ngjarjet e ndodhura ndaj Devollit, presidenti Gjoka: Arbitri flinte në fushë, të hënën do i drejtohemi …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 12:38

Ngjarjet e ndodhura ndaj Devollit, presidenti Gjoka: Arbitri flinte në fushë, të hënën do i drejtohemi …

Menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në Devoll, në ndeshjen mes këtyre të fundit dhe Turbinës, ku dolën edhe pamjet filmike, ku ishin përplasjet në fushë, por edhe në tribuna, ka reaguar edhe presidenti i cërrikasve.arbi

Presidenti Gentian Gjoka, iu ka kërkuar të gjithë tifozëve të ruajnë gjakftohtësinë, duke bërë të ditur se ditën e hënë do i drejtohen organeve kompetente pranë FSHF. Gjithashtu numri 1 i Turbinës, thotë se ata do të kërkojnë të marrin 3 pikët në tavolinë, për ngjarjet e ndodhura në Devoll.

Reagimi i plotë:

Te nderuar sportdashës shqiptar, dhe veçanërisht ata cërrikas, në këtë moment, kur jemi njohur me pamjet filmike te “Masakrës se Devollit”, nuk duhet te humbasim durimin, apo te nervozohemi. Ftoj te gjithë, stafin, lojtaret dhe sidomos tifozët tanë, te ruajnë gjakftohtësinë. Gjerat nuk zgjidhen me ane te dhunës, ashtu siç bene “mikpritësit” tanë.

Ne do ti drejtohemi ditën e hëne organeve kompetente pran FSHF-se, duke ndjekur çdo rruge ligjore, për te kërkuar 3 piket ne tavolinë, sepse ndeshja është vazhduar nga ana jone, si pasoje e moskokëçarjes nga ana e Delegatit dhe Vëzhguesit qe ndodheshin te ngarkuar me detyre nga FSHF për këtë sfide, te cilët automatikisht duhet te ndalnin lojën, jo vetëm për dhunën ne fushë dhe ne tribuna ndaj pjesëtarëve te KF Turbines, por edhe sharjet ne kor, qe i përmban rregullorja.

 Avokatet e klubit tone, kane nisur punën qe te shtunën ne mbrëmje, dhe po përgatitin një dosje voluminoze, e cila do te depozitohet pran zyrave te FSHF-se, e plote, me fakte bazuar ne kodin sportiv dhe gjithashtu e mbështetur nga pamjet filmike, prova te pakundërshtueshme, qe ne besojmë se do te na japin te drejtën qe na takon.

Devolli dhe shume skuadra te tjera, janë pritur si miq ne Cërrik dhe te tille do te priten gjithmonë. KF Turbina nuk e ka pasur dhe s’do ta ketë kurrë si opsion dhunën dhe elemente te tjerë shtrëngues, për te arritur fitoren ndaj kundërshtarit. Gjithashtu, dosja jone padyshim, qe do te ndalet edhe tek arbitri Mikele Dyrmishi, te cilin shpesh-here e ka zënë gjumi gjate 90-minuteshit te sfidës dhe faktet tona do ti shërbejnë për tu ri zgjuar!

 Me respekt Gentjan Gjoka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"