Ngjarje e tmerrshme në kampin ku stërvitet Luiza Gega, gjendet trupi i dekompozuar i një atleteje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 19:14

Ngjarje e tmerrshme në kampin ku stërvitet Luiza Gega, gjendet trupi i dekompozuar i një atleteje

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar nga Kenia, ku është gjetur e pajetë atletja 28-vjeçare e vrapimeve të distancës së gjatë, Damaris Muthe Mutua. Ajo mendohet se ka qenë viktimë e një krimi makabër, në një nga qendrat stërvitore më të famshme në botë, ku shkon rregullisht edhe kampionia shqiptare Luiza Gega, në Iten të Kenias.

D6NYuAeXsAA2-IJ

Policia ka zbuluar trupin e saj në banesën që ndante me të dashurin etopian, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen. Ai i kishte telefonuar një të njohuri për të raportuar vdekjen e saj, por më pas ishte zhdukur nga banesa. Kur policia kishte mbërritur në vendngjarje, kishte zbuluar se trupi iu pajetë kishte disa ditë aty dhe në gjendje dekompozimi.

Damaris Muthe Mutua

Damaris Muthe Mutua

Qendra e Inten është ndër më të njohurat në botë, ku shkojnë atletë nga të gjitha vendet për t’u përgatitur për sezonin e aktiviteteve. Luiza Gega e frekuenton prej kohësh “Shtëpinë e Kampioneve”, siç quhet baza e njohur ku përgatiten sidomos atletët e garave të largësive.

Luiza Gega gjatë stërvitjes në Iten të Kenias

Luiza Gega gjatë stërvitjes në Iten të Kenias

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"