Ngjarje e rëndë, portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 23:30

Ngjarje e rëndë, portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak

Portieri i Trepçës ’89 Arben Beqiri pranoi publikisht se vuan nga tumori në stomak dhe do t’i duhet të shkëputet për disa kohë nga futbolli për t’iu nënshtruar kimioterapisë.

arben beqiri

 

31-vjeçari e dha lajmin për “Gazeta Olle” ku shton se është optimist për t’u shëruar njëherë e mirë. Ai shpreson që deri në muajin mars gjithçka të marrë fund.

“Jam diagnostikuar me tumor në stomak. Kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht se do t’ia dalë mbanë. Unë që prej muajit nëntor nuk jam stërvitur me skuadrën për shkak të këtij problemi shëndetësor. Nuk do të stërvitem edhe për dy muaj. Nëse puna shkon mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, shprehet Beqiri.

44857069_2793170827375536_1143053014085402624_o

Të gjithë luten që ai të shërohet sa më shpejt dhe t’i rikthehet sportit dhe punës së tij të dashur: futbollit.

beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"