Ngjarje e rëndë/ Ishte duke udhëtuar me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:49


Ngjarje e rëndë/ Ishte duke udhëtuar me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë i ka marre jetën një te riu.

safe_image

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes. Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

Screenshot_2-28

Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

djali-nivic-aksident-gjirokaster (1)

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com