Ngjarje e rëndë, ish-sulmuesi serb i jep fund jetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 16:16

Ngjarje e rëndë, ish-sulmuesi serb i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Serbi. Ish-sulmuesi Miljan Mrdakoviç është gjendur i vdekur në banesën e tij .

futbollisti-i-partizanit-te-beogradit-ben-vetevrasje-vajza-qe-ishte-aty_5ec90c626bd59

Sipas mediave vendase Mrdakoviç dyshohet se ka vrarë veten. Raportohet se është gjetur një armë në apartament ku ai jetonte me qira në qendër të Beogradit, së bashku me parteneren e tij, teksa kjo e fundit ka lajmëruar policinë.

sp-mrdakovic-t2_620x0

Ish-futbollisti serb i dha fund jetës në moshën 38-vjeçare, teksa ka një CV tepër të pasur për sa i përket karrierës futbollistike, ku është aktivizuar me Anderleht, Gent, Makabi Tel Aviv, etj.

miljan-mrdakovi-7147577f-c22b-4640-8686-f1b96b535d9-resize-750

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"