Ngjarje e paprecedentë në Angli, sulmohet autobusi i Liverpulit pas humbjes ndaj Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 0:11

Ngjarje e paprecedentë në Angli, sulmohet autobusi i Liverpulit pas humbjes ndaj Sitit

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 15:40, në “Ashton New Road” afër kryqëzimit të “Rowsely Street”. Autobusi i ekipit të Liverpulit u sulmua pas humbjes 4-1 ndaj Mançester Siti, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

AUTOBUSI LIVERPULI

Autobusi i Liverpulit është sulmuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë goditur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klop, me një send të fortë në një zonë të banuar të Mançesterit gjatë kthimit për në Liverpul.

Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Mançester Sitit, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.

AUTOBUSIIIII

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në shënimin e Sitit “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"