Ngjarja në Përmet, Çobo tregon sherrin: Nuk i dhunova vlonjatet, ja si është e vërteta

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 7, 2018 | 9:45

Ngjarja në Përmet, Çobo tregon sherrin: Nuk i dhunova vlonjatet, ja si është e vërteta

Një episod i paprece dentë ka ndodhur në ndeshjen e basketbollit të femrave për të reja, të dielën në qytetin e Përmetit, ku përballeshin ekipi vendas “The Roses” dhe Flamurtari.

flamurtari-basket-femra_1520256556-6349532-470x258

Një sherr që ka nisur mes basketbollisteve, ka përfunduar me tre prej tyre nga ekipi mik të dëmtuara rëndë pas hyrjes në parket të Ardian Çobos, që ishte në cilësinë e prindit të një prej sportisteve vendëse dhe jo vetëm.

Ky i fundit është ndaluar nga policia, por gjatë ditës së djeshme është liruar ndërkohë që hetimet për ngjarjen do të vazhdojnë. Çobo akuzohet se ka goditur lojtaret vlonjate në korridor dhe ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit publik që në këtë rast ishin përfaqësuesit e policisë.

ttt-1-470x282

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Çobo ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. “Nga sot (dje) nuk jam më i ndaluar dhe dua të bëj me dije se ato që kanë ndodhur gjatë ndeshjes Përmeti-Flamurtari, nuk janë ashtu siç janë thënë dhe janë shkruar. E vërteta është ndryshe dhe këtë do ta zbardhë prokuroria e rrethit që po merret me ngjarjen”, ka thënë fillimisht Çobo.

thydf

SITUATA – Ai ka sqaruar dhe situatën sesi ka ndodhur ngjarja duke u shprehur se Përmeti njihet si një qytet mikpritës. “Mes vajzave kishte nisur një sherr dhe unë jam futur në parket për t’i ndarë. Duke qenë se trajnerit të parë të skuadrës i kishte ndodhur një fatkeqësi, takimin e së dielës e drejtonte bashkëshortja ime, një ish-basketbolliste ndër vite, e cila është edhe e sëmurë. Dhe kur kam parë që vajza jonë, e cila luan gjithashtu basketboll ishte shtrirë në tokë e tërhequr nga flokët, jam detyruar të ndërhyj për të qetësuar situatën. Dua të kujtoj se Përmeti është qyteti i kulturës dhe edukatës. Ne i kemi pritur të gjithë ekipet ashtu siç na e do tradita jonë me lule dhe jam i bindur se edhe për këtë që ka ndodhur, e vërteta do ta dalë shumë shpejt”, ka mbyllur Çobo.

ROLAND SULI






www.minuta90.com