Ngjarja e rëndë/ Vrasja makabre e së bijës, ish-boksieri i njohur përfundon në burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 13:37

Ngjarja e rëndë/ Vrasja makabre e së bijës, ish-boksieri i njohur përfundon në burg

Ish-boksieri profesionist egjiptian, 52-vjeçari Kabari Salem, u arrestua muajin e kaluar në Kuvajt nën dyshimin për vrasjen e vajzës së tij 25-vjeçare Ola, Pas arrestimit, ai u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të qëndrojë në burgun Rikers deri në fillim të gjyqit.

kabary-salem-ola-salem-g-fb

Vrasja e Ola Salem ndodhi në tetor të vitit 2019 në Pensilvani. Vajza fatkeqe dyshohet se e ndihmoi babain e saj në rregullimin e restorantit ku edhe u mbyt nga i ati në mënyrë makabre. Trupi i saj u transportua më pas në Staten Island dhe u la në park i mbuluar me gjethe.

Ish-boksieri u largua shpejt nga Amerika dhe kur trupi i saj u gjet, ai  i tha “New York Times” se ishte i pikëlluar dhe donte të dinte se çfarë ndodhi sa më shpejt të ishte e mundur. Pasi u krye hetimi, gjurmët çuan drejt tij. Kabari Salem garoi në Lojërat Olimpike në Barcelonë (1992) dhe Atlanta (1996), dhe në vitin 1991 ai fitoi një medalje të artë në Lojërat Afrikane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"