Ngjarja e rëndë në Shkodër, administratori Suad Lici shpëtoi se fitili u fik para kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:28

Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Te tjere Vllaznia

Ngjarja e rëndë në Shkodër, administratori Suad Lici shpëtoi se fitili u fik para kohe

Me një pako me lëndë plasëse C4 si tritol e nisi ditën administratori i Vllaznisë Suad Lici. Nuk është një dhuratë për 101-vjetorin e Vllaznisë që është më 16 shkurt, por një mesazh kërcënues i drejtpërdrejtë për administratorin Suad Lici. 

pako

Sapo ka dalë nga shtëpia në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, Lici është përballur me pakon e dyshimtë e mbështjellë me natriban, fitili i së cilës është ndezur, por është shuar ende pa shpërthyer lënda plasëse C4. Administratori Lici tregon momentin e parë kur është përballur me sasinë e vendosur poshtë makinës së tij ndërsa nuk mohon faktin se kjo mund të lidhet me punën e tij si administrator i Vllaznisë dhe pretendimet që mund të kenë shumë lojtarë të ndryshëm për të qenë pjesë e Vllaznisë edhe pse thotë se nuk ka asnjë konflikt të hapur.

NGJARJA

“Dola në orën 8:30 nga shtëpia për të marrë makinën dhe menjëherë dallova pakon e dyshimtë në pjesën e pasme të automjetit. Nuk e preka fare, por menjëherë njoftova policinë për dyshimet që kisha dhe erdhën me shpejtësi duke nisur hetimet. Unë nuk kam asnjë lloj problemi dhe nuk e di përse e kanë vendosur realisht. Faleminderit Zotit, kjo nuk ishte goditje për Licin, por ishte goditje për sportin në përgjithësi.

lici

U them atyre që kanë marrë pjesë në këtë gjë larg duart nga sporti. Unë nuk kam asnjë lloj konflikti apo problematike, jam njeri i lirë dhe do vazhdoj që të jem i lirë. Njerëzit kanë kërkuar sqarime dhe unë ua kam sqaruar. Kaq… Kanë kërkuar sqarime në çdo aspekt në lidhje me sportin sepse nuk kam pasur asnjë lloj problematike tjetër dhe kush ka dashur të sqarohet, e kam sqaruar. Unë jam personi përgjegjës për mbarëvajtjen e punës dhe formacionin e Vllaznisë e bën stafi teknik bashkë me drejtorin sportiv. Mua nuk më tremb asnjë lloj presioni dhe jam i qetë. Do vazhdoj jetën time të përditshme.

MESAZHI

Administratori Suad Lici ka një mesazh për këdo që ka një pretendim ndaj tij duke i thënë këtu më kanë në Shkodër dhe se nuk tërhiqet. “Nuk kemi përse t’i vendosim një etiketë përderisa ngjarja është në hetim e sipër.

suad-lici-foto

Nëse kjo lidhet me sportin dhe punën që unë bëj, njerëzit, kriminelët apo çdo pjesë e strukturës kriminale të qëndrojnë larg sportit dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjnë sportin dhe jetën e vet sportive sepse ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Nuk më tremb aspak dhe vazhdoj jetën time të përditshme, aktivitetin tim zyrtar dhe privat me familjen time dhe nuk më tremb aspak”.

SENAD NIKSHIQI




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com