Ngjarja e rëndë, kapiteni serb i Ajaksit kacafytet para derës së shtëpisë me persona të maskuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 10:13


Ngjarja e rëndë, kapiteni serb i Ajaksit kacafytet para derës së shtëpisë me persona të maskuar

Kapiteni i skuadrës ë Ajaksit, Dushan Tadiç, është bërë objektivi i një sulmi të rëndë që ka ndodhur në fundin e muajit korrik. Mediat holandeze kanë zbuluar se ai ka qenë viktimë e një sulmi nga persona të armatosur para derës së shtëpisë së tij në Amsterdam, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

tadic

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, tentativa e grabitjes ndodhi pas mesnatës më 28 korrik, kur lojtar serb po kthehej në shtëpi. Tadiç ka treguar se po dilte nga makina kur kuptoi se diçka nuk shkonte pasi dy burra që mbanin kaska në kokë ecnin drejt tij. Ai raportohet se u mundua të largohej me shpejtësi, por u përfshi në një kacafytje me këta persona.

Bëhet e ditur se Tadiç ka arritur t’i heqë kaskën një prej agresorëve dhe ta godasë me grusht në fytyrë. Pastaj, sulmuesi i cili kishte pësuar një dëmtim të lehtë në dorë dhe kishte rrobat e grisura, ia kishte dalë mbanë që të largohej dhe të futej në një restorant aty afër. Ndërsa mediat serbe raportojnë se agresorët ishin larguar me shpejtësi me motor nga vendngjarja.

Pak ditë para tentativës së grabitjes, dy persona me kaska në kokë ishin shfaqur para shtëpisë së tij duke trokitur në derë me pretendimin se kishin porosi për pica. Por bashkëshortja e futbollistit ishte bërë dyshuese dhe nuk kishte hapur derën, pasi Tadiç nuk ishte në shtëpi. Mendohet se të dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

PANORAMASPORT.AL