Në Vlorë u regjistrua ngjarja e javës për Superioren, shikoni çfarë ndodhi në Flamurtari-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 30, 2020 | 19:44


Në Vlorë u regjistrua ngjarja e javës për Superioren, shikoni çfarë ndodhi në Flamurtari-Luftëtari

Ndeshja e luajtur të shtunën në Vlorë, Flamurtari-Luftëtari 6-1, nisi me 16 minuta vonesë për një arsye krejt të veçantë. Në ditën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishin bërë bashkë në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”, u vendos në rrezik zhvillimi i ndeshjes.Hashim-Thaci-Vlora-krenohet-me-ty-logo

Për t’i uruar mirëseardhjen, por edhe njëkohësisht për ta mbështetur pas akuzave që vijnë nga Haga, në tribunën përballë ishin vendosur dy banderola, në të cilat shkruhej: “Hashim Thaçi – Vlora, krenohet me ty” dhe “Drenica, zemra e shqiptarisë”. Por, kjo gjë nuk u prit mirë nga delegati Petrit Brahja.

Në një kohë që ora 17:00 i gjeti skuadrat të zbritura në fushë për të nisur ndeshjen, çdo gjë u bllokua nga delegati i FSHF-së. Ai kërkoi nga Idrizi që të hiqte banderolën për Thaçin e më pas të niste ndeshja, pasi në të kundërt, takimi nuk do të zhvillohej. Idrizi debatoi ashpër me Brahjen, derisa u bind për të larguar banderolën, që është cilësuar nga delegati i ndeshjes e një karakteri politik




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com