“Ngërçi” me merkaton, ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 18:16

“Ngërçi” me merkaton, ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Prej më shumë se dy javësh, Skënderbeu është duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra është akomoduar në Durrës dhe nën drejtimin e Julian Ahmatajt po punojnë me seriozitet për të qenë gati për javën e parë të kampionatit.

Skenderbeu-Korabi

Në 16 ditë plot ngarkesa, bardhekutë nuk kanë shfaqur probleme shqetësuese fizike, përveç ndonjë lëndimi të lehtë në kavilje. Kjo i jep trajnerit dorë për të vijuar me ritëm të lartë, pa pasur drojën e ndonjë frakture.

Pesë afrime ka bërë Skënderbeu, megjithatë asnjë firmë e hedhur. Është kjo situata e korçarëve, 10 ditë larg fillimit të sezonit 2020- 2021.

Merkatoja e bllokuar mund të jetë arsyeja që i ka penguar për mbylljen e kontratave. Klubi ka marrë në organikë elementë me përvojë, si Bicaj dhe Qaqi, por edhe të perspektivës si Çela, që erdhi nga Luftëtari, Govori prej Kekut apo Ivani nga Devolli. Veç tyre, janë duke kaluar një periudhë prove Terziu dhe Bunjaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"