Ngecin negociatat me Ibrën, Milani i ka gati dy alternativat për repartin e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 23:17

Ngecin negociatat me Ibrën, Milani i ka gati dy alternativat për repartin e sulmit

Prej kohësh flitet se Ibrahimoviç është afër kalimit te Milani, por së fundmi janë ngadalësuar negociatat.IBRA

Shkak për këtë është bërë kontrata, të cilën suedezi e do edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit kuqezi i ofrojnë një kontratë 6 mujore me mundësi rinovimi nëse arrihen objektivat.

Pavarësisht se çfarë ndodh me këtë transferim ,te “Djalli” i kanë gati alternativat për repartin e sulmit. Sipas asaj që shkruan “fichanes.com”, dy lojtarët që pëlqehen nga Boban dhe Maldini janë Mandzukiç dhe Moise Ken.

TURIN, ITALY - OCTOBER 02:  Juventus player Mario Mandzukic substituted bby Moise Kean during the Group H match of the UEFA Champions League between Juventus and BSC Young Boys at Allianz Stadium on October 2, 2018 in Turin, Italy.  (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images )

Dy futbollistë që e njohin shumë mirë kampionatin italian, dhe do të ishin një ndihmesë e madhe për teknikun Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"