Ngecin bisedimet me Eriksonin, Besnik Hasi pranë stolit të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 11:51

Ngecin bisedimet me Eriksonin, Besnik Hasi pranë stolit të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të një trajneri me eksperiencë pas largimit të Albert Bunjakit në muajin nëntor. Në mesin e shumë kandidatëve është edhe Besnik Hasi, i cili pritet të takohet së shpejti me zyrtarët e federatës.

Hasi

Në një deklaratë për “Sporti në KTV” sekretari i FFK, Heroll Salihu ka deklaruar se dyert janë të hapur për të gjithë trajnerët që kanë përvojë ndërkombëtare.

kosovaekipi0306

Salihu e konfirmon interesimin për Besnik Hasin. Ai ka shtuar se deri në mesin e shkurtit Kosova do e ketë zgjedhur trajnerin e ri. Në mesin e shumë kandidatëve për të marrë drejtimin e Kosovës ka qenë edhe Sven Goran Erikson, por bisedimet me të kanë ngecur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"