Ngecën rivalët, çfarë shansi për Partizanin që të bëjë kthesën e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 17:26

Ngecën rivalët, çfarë shansi për Partizanin që të bëjë kthesën e madhe

Partizani (38 pikë) ka një shans të shkëlqyer sot kundër Vllaznisë për të bërë kthesën e madhe. Jo vetëm sepse një fitore në Shkodër është gjithnjë shpresëdhënëse dhe i bën mirë ekipit moralisht, por edhe sepse rivalët direkt për një vend në Europë u ndalën dje.

partizani

Laçi (41 pikë) u mund nga Tirana, Teuta (40) barazoi befasishëm në shtëpi me Flamurtarin, po ndërkaq edhe Bylisi (36) u ndal nga Luftëtari. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte e diela për të kuqtë, sa u përket llogarive për Europën. Por gjithnjë, nëse do të arrijnë të marrin maksimumin në një fushë tejet të vështirë si ajo e “Loro Boriçit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"