Postuar: Prill 5, 2020 | 20:20
Ngec rinovimi i Lautaros, Barcelona ndërhyn dhe i ofron 2 herë më shumë para se Interi
Barcelona ka hedhur një tjetër hap drejt sigurimit të sulmuesit të Interit Lautaro Martinez.
Media spanjolle “Sport” raporton se drejtuesit e klubit katalanas janë gati t’i ofrojnë argjentinasit dyfishin e pagës që ofron Interi (4 milionë euro në sezon zikaltërit, 8 milionë euro në sezon Barcelona).
Momentalisht, bisedimet e rinovimit të kontratës së Lautaros me Interin kanë ngecur pasi lojtari preferohet nga shumë klube, si: Çelsi, Real Madridi, Mançester Siti, Barcelona, etj., por katalanasit janë një hap para rivalëve për të blerë Lautaron.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"