Ngec Besa, shumë largime nga kavajasit dhe vetëm një afrim deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 20:22

Ngec Besa, shumë largime nga kavajasit dhe vetëm një afrim deri tani

Pas blerjes së sulmuesit brazilian, u mendua se Besa do ta formonte shumë shpejt ekipin e ri, duke vazhduar me merkaton, por nuk ka ndodhur kështu. Gjithçka është stopuar dhe nga Besa janë zyrtarizuar largimet që priteshin.

Apolonia-Besa

Mbetet pezull situata me Muçajn, të cilit i është afruar rinovimi i kontratës, por s’ka kthyer përgjigje. Situatë kaotike edhe me brazilianin Iran Gonçalves, për të cilin janë interesuar Teuta dhe Kukësi. Ishte planifikuar që stërvitja të niste më 5 gusht, pra dje, por edhe starti i përgatitjeve është shtyrë, me sa kuptohet, nga ngecja e merkatos.

Në ekip mbeten lojtarët e rinj, që pavarësisht përvojës së sezonit të shkuar, nuk mund ta ngjitin Besën në Superiore. Fjala është për lojtarë si Dobjani, Kacbufi, Perja, Zeqiri, Lila, Deliu, Meçja, Kl.Hoxha, U.Hoxha e Shimaj. Largimet e Zefit, Çelhakës, Onuhut, Xhafajt, Ndraxhit dhe ndoshta Gonçalvesit do ta bënin Besën një skuadër që do të rrezikonte rënien një kategori më poshtë e jo të pretendonte elitën. Për të gjitha këto tifozëria verdhezi mbetet e tëra me sy e veshë nga presidenti Bizhdili.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"