Nga Xhunior te Krymi, Vllaznia “prangos” yjet që kërkohen nga klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 11:12

Nga Xhunior te Krymi, Vllaznia “prangos” yjet që kërkohen nga klubet e Superiores

Lojtarët e Vllaznisë që tani janë vënë në qendër të vëmendjes së klubeve të Superiores. Ka ditë që qarkullojnë zëra për një largim në fund të pjesës së parë të sezonit, sidomos për sulmuesin brazilian Silvio Xhunior. Së fundmi, u fol se skuadra e Partizanit po bën maksimumin e mundshëm për ta marrë këtë lojtar.

xhunior

Po ashtu, po përflitet për një transferim që në muajin janar të mesfushorit Ardit Krymi në drejtim të kampionëve të Skënderbeut. Një kërkesë kjo e përsëritur prej klubit korçar për këtë lojtar. Mirëpo, sa mund të jenë të arritshme këto transferime në muajin janar, kjo mbetet që të shikohet. Pengesë për lojtarët natyrisht që janë kontratat.

Klubi

Pavarësisht ofertave të mbërritura në drejtim të lojtarëve të tyre, drejtuesit e klubit janë të bindur për të mbajtur futbollistët e tyre. Nga sa mësohet, lojtarët duhet që të respektojnë kontratën që kanë me klubin dhe vetëm atëherë mund të jenë të lirë. Pak ditë më parë, tekniku Hasan Lika duke folur në lidhje me brazilianin Xhunior, ndër të tjera tha: “Ai mund të ketë kërkesa nga klubet e tjera, por ai ka një kontratë me klubin dhe duhet ta respektojë atë.

ardit krymi

Ai është një lojtar i Vllaznisë”. Po në të njëjtën linjë është edhe klubi kuqeblu. Nga burime të tij mësohet se nuk ka asgjë konkrete për të dy lojtarët dhe për më tepër për Krymin, i cili edhe në merkaton e verës u kërkua nga klubi kampion. Por, edhe në atë periudhë drejtuesit nuk e lanë të lirë lojtarin. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojë nëse klubet e interesuara të paguajnë vlerat e caktuara nga Vllaznia.

Shuma këto që janë të nënshkruara në kontrata personale të të gjithë lojtarëve. Megjithatë, klubi me sa mësohet të paktën deri në këto momente nuk ka ndërmend që të lëshojë asnjë nga lojtarët e vet. Pasi siç edhe po thuhet, ata po mendojnë për skuadrën e sezonit të ri, të ekipit që pritet të jetë në Superiore.

vllaznia

Përgatitjet

Skuadra e Vllaznisë ka mbyllur dje javën e parë të përgatitjeve për takimin me Erzenin. Një javë e ngarkuar me stërvitje që ka vlejtur shumë për sa u përket rikuperimeve. Me përjashtim të kapitenit Gilman Lika, të gjithë lojtarët e tjerë i janë kthyer normalisht punës. Ndërsa dje tekniku ka kolauduar skuadrën e tij përmes një përballjeje mes llojit. Tekniku në stërvitjen e djeshme të zhvilluar gjatë orëve të paradites ka ndarë skuadrën në dy pjesë duke krijuar edhe një rivalitet mes dy ekipeve. E rëndësishme gjendja e lojtarëve, që është optimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"