Nga Vrioni te Ken, Juvja mund të fitojë lehtë 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 23:10

Nga Vrioni te Ken, Juvja mund të fitojë lehtë 100 milionë euro

Juventusi po punon që të rindërtojë një skuadër që në dy vitet e fundit ka rrezikuar zonën Champions realisht, por mbi të gjitha t’i kundërpërgjigjet Milanit kampion Italie dhe akoma më shumë një Interi që duket totalisht pa frena në këtë merkato, si rrjedhojë e blerjeve që po bën dhe emrave të tjerë që përgatitet të zyrtarizojë.

vrioni

Në këtë muaj të parë pas përfundimit të Serisë A bardhezinjtë janë përqendruar te dy objektiva të vetëm dhe që të dy me parametër zero: Pol Pogba që duket i sigurt për t’u rikthyer në “Allianz Stadium” dhe Angel di Maria, për të cilin pritet ende një përgjigje.

Por në radhët e tifozëve kanë nisur të shihen pakënaqësi për faktin se klubi duket realisht në vështirësi ekonomike, duke parë që nuk rrezikon t’i rinovojë kontratën Dibalës, të konfirmojë për 35 milionë euro Alvaro Moratën që dukej në sintoni të plotë me Vlahoviçin, por akoma më shumë të mos formulojë oferta lidhur me objektiva të tjerë si Zhorzhinjo, Gabriel Zhezus apo Gleison Bremer.

Por nëse vërtet gropa ekonomike në skuadër është bërë kaq e madhe, ku do t’i gjejë paratë Juventusi që të investojë? Fati i tyre i mirë është se ata kanë një minierë ari që lidhet me të rinjtë e shumtë dhe jo vetëm që kanë në huazim apo edhe në skuadër, të shpërndarë mes ekipit të Alegrit, U-23 apo edhe U-19. Dhe duke parë kërkesat e shumta që ka për ta, duket e lehtë për të arritur një kuotë prej të paktën 100 milionësh për të investuar.

Duke nisur nga Meto Brunori, bomberi absolut në Itali sivjet, i cili me 29 golat e tij sezonalë ringjiti Palermon në Serinë B dhe tashmë ofertat po vërshojnë për të. Juvja ka nisur t’i dëgjojë ato, por nuk pranon shifra nën 6 milionë euro. Emri i dytë dhe ndoshta më i spikaturi sivjet është ai i shqiptarit Xhakomo Vrioni.

“Këpuca e Artë” në elitën e futbollit austriak me Tirolin do të nisë fazën përgatitore në Torino, por nëse Alegri nuk do të besojë tek ai, janë disa ekipe shumë të njohura si Sampdoria, por edhe Anderlehti, Getafe, Beshiktashi e Groningeni, të cilët janë gati të paguajnë kërkesën minimale të Juves prej 4-5 milionë eurosh.

Të tjerë lojtarë që kanë shkëlqyer sivjet janë sulmuesi anësor, Luka Zanimakia, protagonist absolut në ngjitjen e Kremonezes në Serinë A, por edhe Angel Cibozo për arritjen deri në gjysmëfinalet e “Youth League” apo të Israel e Markez që e çuan Juven U-23 deri në gjysmëfinalet “play off” për ngjitjen në Serinë B.

Ndërkohë, mes atyre që luajnë nën urdhrat e Alegrit shumë të kërkuar janë amerikani Ueston MeKeni, me mesfushorin që mund të sjellë lehtësisht 30-35 milionë euro. Mois Ken gjithashtu duhet të shlyhet nga Juventusi për 28 milionë euro nga Evertoni dhe të shitet për një shifër prej 30-35 milionësh te PSG-ja.

Shitjet

Edhe mbrojtësi i majtë Luka Pelegrini ka shumë merkato në Angli, me klube si Uest Hemi e Fulhami që kanë ofruar mes 10 dhe 15 milionë eurove për ta bërë të vetin dhe “Zonja e Vjetër” po përgatitet që t’ia “paketojë”…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"