“Nga Vllaznia më larguan pa dëshirë”, flet Shtubina: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2020 | 16:32

“Nga Vllaznia më larguan pa dëshirë”, flet Shtubina: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin

Ndriçim Shtubina është i vendosur që kampionati duhet të vazhdojë, duke thënë se gjithçka duhet të vendoset në fushë.Dushkaj Shtubina

Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari ka zbuluar se nuk ka qenë dëshira e tij të largohej nga Vllaznia, por ishin të tjerët që e vendosën këtë. “Unë jam dakord që kampionati të mbyllet sepse nuk ka kuptim që të pezullohet. Duhet të çojmë çdo gjë deri në fund. Kur kam qenë i ri kam luajtur më mirë, por kam shënuar më pak gola, ndërsa e kundërta ndodh tani. Çdo vit jam munduar të jap maksimumin.

Për pagat thjesht ka pasur pak vonesa, pasi janë disa gjëra për tu plotësuar.  Të them të drejtën nuk jam tip që hap probleme. Nga Vllaznia jam larguar jo me dëshirën time dhe as me dëshirën e disa të tjerëve në skuadër, por nga disa njerëz që donin të bënin sipas dëshirës së tyre.

Jam i mendimit që stërvitja duhet të fillohet me grupe pasi një lojtar që nuk stërvitet shumë. Duhen bërë teste dhe nuk është ndonjë problem i madh për një stërvitje me 25 lojtarë.”, u shpreh Shtubina per “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"