Nga vitet e para në Kosovë te Marseja dhe sezonet me Lacion, rrëfimi special i Lorik Canës: Ju tregoj për jetën time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:32

Nga vitet e para në Kosovë te Marseja dhe sezonet me Lacion, rrëfimi special i Lorik Canës: Ju tregoj për jetën time…

Sfida e sotme mes Lacios dhe Marsejës, e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico”, në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Europa Ligës, ka një domethënie të veçantë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë ka luajtur për të dyja ekipet, ku ka qenë deçiziv, por më shumë tek Marseja ku ishte lider dhe kapiten i ekipit. Së fundmi Cana është prononcuar për gazetarin e njohur sportiv që njëkohësisht është dhe ekspert i merkatos, Xhanluka Di Marcio ku ka rrëfyer gjithçka duke filluar edhe nga jeta e tij në Kosovë:

CANA

Jeta e Canës – “Kam jetuar në Prishtinë deri në moshën 6-vjeçare. Kam lënë Kosovën në moshën 7 vjeç. Im atë kishte përfunduar karrierën e tij si futbollist dhe situata në ish-Jugosllavi ishte e tensionuar. Im atë u nis më përpara se ne, unë përfundova klasën e parë në shkollën fillore, por kur kuptuam se çfarë pritej të ndodhte ne u transferuam si refugjatë në Zvicër, ku kemi shkuar në Lozanë.”

CANA 2

Marseja – “Ishte viti 1990 dhe ato vite ishin vitet e magjishme të Olimpikut të Marsejës me në krye në presidencë Bernard Tapi. Kur mbërrita në Lozanë, kishte shumë tifozë të Marsejës, njësoj si Franca dhe krahinat frankofone. Nga ai moment nisa ta ndiqja skuadrën. Pas finales së Champions-it në vitin 1991 në Bari të Italisë ndaj Crvena Zvezdës të humbur me penallti, unë ia nisa të qaj. Jam rritur me një Marsejë të fortë, me lojtarë të mëdhenj, me djem të gjeneratës time.

Ishte natyrale për mua që të dashurohesha me këtë skuadër. Kur je fëmijë ëndërron gjithmonë që të luash për ekipin që bën tifo sepse për të jeton nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kur realizon atë ëndërr të luash në atë stadium me fanellën e saj është një gjë e pabesueshme.”

CANA 3

PSG – “Fati im më solli në fillim në Paris. PSG-ja është klubi im i parë ku nuk kam bërë asnjë provë dhe është klubi i parë profesionist që kam luajtur. Klubi lejoi që familja ime të transferohej në Francë. Isha, jam dhe do të jem një tifoz i Marsejës, por për PSG-në do të kem gjithmonë respekt. Pas tre vitesh në Paris kam qeë unë personalisht që ka thirrur Marsejën.

Njihja presidentin e asaj kohe Pape Diuf dhe i thashë që nëse do të më dëshironin do të shkoja me gjithë qejf të luaja me Marsejën, një klub që për mua ka qenë më i rëndësishëm sesa PSG-ja. Ka qenë gjithmonë fati që ka dashur që unë pas një muaji e gjysmë të shkoja tek Marseja, ku realizova dhe golin e fitores ndaj PSG-së në stadiumin ‘Velodrome’ ku kishim prej 9 vitesh humbje radhazi në ‘Les Classique’, ku me golin tim thyem tabunë.

cana 4

Lacio – “Aventura me Lacion nuk nisi në mënyrën më të mirë. Kam pasur vështirësi në fillim dhe një dëmtim në shpinë. Nga sezoni i dytë ka shkuar çdo gjë mirë. Për fat të keq atë vit u eliminuam nga çerek-finalet e Europa Ligës, por kishim mundësinë që të shkonim përtej asaj skuadre. Sezoni i mbyll me një Kupë Italie të fituar në Romë pikërisht në derbi ndaj Romës, ku hymë dhe në histori të klubit dhe në historinë e derbit të Romës, ishte një ditë e paharruar.”

Lacio-Masejë – “Në vitin 2018, Lacio fitoi pa asnjë problem në të dyja ndeshjet. Në respekt të tre viteve më parë, sot ka më pak diferenca mes të dyja skuadrave. Këtë sezon ndeshjet do të jenë me më pak diferenca, më të ekuilibruara dhe interesante për tu ndjekur. Marseja ka një identitet loje sulmuese, luajnë me një modul pothuaj 3-3-4 dhe janë lojtarë interesantë së bashku me trajnerin Sampaoli që ka një filozofi që prek të gjithë ambjentin. Lacio ka gjithmonë eksperiencën në respekt ndaj Marsejës. Sarri i përgatit mjaft mirë ndeshjet dhe disa lojtarë janë mësuar që të luajnë në nivele të larta. Kjo mund të jetë në favor të lacialëve edhe pse Marseja është një skuadër që nis të luajë në grup, do të jetë një ndeshje e bukur.”

Kultura e dy qyteteve – “Ata janë dy qytete që jetojnë nga futbolli. Ky është një faktor që bashkon Romën dhe Marsejën. Dallimi i parë, është se në qyteti i Marsejës ka vetëm skuadrën e Marsejës dhe se skuadra është një fe për të gjithë marsejezët, ndërsa qyteti i Romës ka dy ekipe. Lacio ka një identitet të qartë, ndërsa skuadra e Marsejës dhe qyteti i Marsejës kanë qenë gjithmonë një përzierje kulturash. Marseja ka qenë një port që nga kohërat e lashta.

Me kalimin e kohës është formuar një popullsi kozmopolite, por kushdo që ka ardhur në Marsejë, nga italianët, korsikët, sardët, spanjollët, afrikanët, është bërë gjithmonë një marsejezë e plotë dhe një tifoz i skuadrës së Marsejës. Ky është pak ndryshimi midis dy realiteteve. Kur mbërrita në Romë takova të dashurën time.

Tani jetoj këtu me të dhe fëmijët e mi. Djali im është 6 vjeç, ka lindur në Romë, flet italisht dhe së bashku gjithmonë tifozë me Marsejën. Në Itali, ai mbështet Lacion. Ai është krenar që është nga Lacio. Dy javë më parë e dërgova në “Olimpico” për derbin e kryeqytetit. Ishte ndeshja e tij e parë në stadium për derbin dhe ne fituam, ishte një pasdite e bukur. Por këtë të enjte do të kthehemi së bashku në stadium. Dhe e dini se çfarë më tha?

‘Babi, do të jetë hera e parë që do të shkojmë për të parë një ndeshje të Lacios, pa bërë tifo për Lacion.’ Në fakt, ne do të bëjmë tifo për Marsejën, sepse është klubi që unë kam bërë tifo që kur kam qenë fëmijë, dhe pasionin tim ia kam kaluar edhe atij. Do të jetë e bukur dhe e çuditshme në të njëjtën kohë.”

Përgatiti: BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"