Nga vera e Krasnodarit, në “acarin” e Kaliningradit. Spanja në -20 gradë ndaj Marokut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 13:24

Nga vera e Krasnodarit, në “acarin” e Kaliningradit. Spanja në -20 gradë ndaj Marokut

Rusia ngaherë ka qenë një vend kontrastesh dhe nuk duhej një Botëror për ta vërtetuar. Sipërfaqja e saj prej 17 milionë kilometrash katrorë ofron të gjitha llojet e skenave dhe rrjedhimisht kjo larmi nuk kishte si të mos prekte edhe temperaturat. Pikërisht, klima është një nga “vuajtjet” më të mëdha të kombëtares së Spanjës në tokën ruse. Fillimisht, nën drejtimin e Hulen Lopeteguit, e tashmë në atë të Fernando Hierros, kombëtarja iberike qëndron e grumbulluar në Krasnodar.

35895357_1657296801032923_6764574685200908288_o

Pikërisht, qyteti në fjalë dje i detyroi spanjollët që të punonin në temperaturën 37 gradë celsius. Nëse flasim për Europën qendrore apo perëndimore, kjo klimë do të ishte brenda normave të qershorit, por për Krasnodarin duket se ngrohtësia e ka kaluar disi kufirin e saj normal për periudhën.

KONTRAST- Në Spanjë janë mësuar me të tilla temperatura, por problemi për të besuarit e Hierros do të shfaqet të hënën. La Roja luan pas dy ditësh ndaj Marokut dhe duke parë pozitat në grup, fitorja është më se e nevojshme. Serxho Ramos me shokë do të luajnë në Kaliningrad, një qytet që aktualisht po përjeton një dimër të vogël, duke qenë se të hënën priten temperatura jo më të larta se 13 gradë.

Spanja

MOT ARMIK- Nuk është hera e parë që Spanja vuan motin në një kampionat botëror. Edhe katër vjet më parë kur Kupa e Botës organizohej në Brazil, spanjollët qëndronin në Kuriçiba, e cila ofronte temperatura të freskëta për kombëtaren që në atë kohë drejtohej nga Visente Del Boske. Vështirësitë për “La Roja”-n nisën në Salvador ku i nxehti ishte i tmerrshëm.

Spanja2

Pikërisht, këto luhatje temperaturash mund të përbëjnë një problem për Spanjën dhe futbollistët e saj, të cilët do kenë përballë edhe 20 gradë celsius më pak në Kaliningrad ndaj Marokut.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"