Nga VAR-i te përplasjet me Koço Kokëdhimën, rrëfehet Safet Gjici: Nuk e ul çmimin për Olsi Ramën, le të vijë tek ne me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 19:38

Nga VAR-i te përplasjet me Koço Kokëdhimën, rrëfehet Safet Gjici: Nuk e ul çmimin për Olsi Ramën, le të vijë tek ne me…

Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, u shpreh tepër i lumtur që skuadra verilindore e nisi me këmbën e mbarë këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore.

Safet Gjici

Në një lidhje live për “Procesin Sportiv”, Gjici komentoi tenkologjinë VAR, si dhe foli për përplasjet me Koço Kokëdhimin dhe ofertën për Olsi Ramën.

Triumfi ndaj  Egnatias- Ndeshjet e para kanë shkuar mirë, duket që kampionati ka filluar me rritëm. Kukësi më pëlqeu më pëlqeu me këtë fitoren e parë, por do të ketë ndeshje më të vështira se Egnatia, edhe pse Egnatia, kishte ekip simpatik. I falënderoj çunat që morë 3 pikëshin e parë. Ishte një rezultat i kënaqshëm.

Teknologjia VAR- Prezenca e VAR-it do t’i japë një farë garancie më shumë. Gjithsesi do e shikojmë deri në fund si do të shkojë puna e VAR-it.

Unë mendoj pa paragjykuar, duke parë VAR-in edhe në ndeshjet e tjera të Europës, ka ato skepticizmat e veta, do t’ia lemë kohës, por një farë garancie ta jep kjo teknologji. VAR-i ka dhënë atë që ne presim, ishalla vazhdon kështu deri në javën e fundit. Kjo është gjithë historia.

Vështirësitë e këtij sezoni- Pandemia s’ka mbaruar akoma, deri sa të kthehen 100% përqind tifozët dhe të zhduket ky virusi i padukshëm do të kemi pak halle, por është më mirë se sa vjet. Jemi në rrugën e duhur, presim që të kthehen sa më shumë tifozët në stadium. Shyqyr që ka kritika sporti, që të bëhet më e mira e mundshme.

Emri i ri i Superiores dhe debati me Koço Kokëdhimën- Superiorja duhet ta shesë emrin e vetë, sepse ne na duhen edhe të ardhurat, klubet kanë nevojë për të ardhurat. Unë kam qenë skeptik për këtë blerje, por ka vendosur shumica dhe është shitur emri. Nuk kam ndonjë koment tjetër, sepse ju i dini komentet e mija me Z.Kokëdhima. Kanë qenë debate të vitit të kaluar. Fitoi me shumicë.

Interesi për Olsi Ramën- Unë nuk e ul çmimin për Olsin. Le të vijë te ne me atë çmim.

Objektivat e Kukësit- Objetivat dihen, janë gjithmonë maksimale. Ne për 1 muaj- 1 muaj e gjysëm kthehemi në fushën tonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Shumë nuk e besonin që stadiumi do të përfundonte”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"