Nga uria te makinat e luksit, sekretet e holandezit Memfis Depaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 20:45


Nga uria te makinat e luksit, sekretet e holandezit Memfis Depaj

Juventusi po e ndjek dhe ai është gati. Në bluzë mban emrin Memfis, një gjest proteste ndaj babait të tij që e braktisi. Ai është mësuar me zbritjet dhe ngjitjet, me ndalesat për shkak të lëndimeve të një karriere të jetuar në ritmin e repit. Memfis Depai shkruan, këndon, prodhon dhe bën rep edhe në fushë, mes pengesave, arratisjeve në krah, duete me Xhini Vajnaldumin që i bëjnë fansat të ëndërrojnë kur Holanda është në momentet më të mira.

Depaj

Në moshën 29- vjeçare, sulmuesi tashmë ka jetuar pothuajse gjithçka në futboll dhe duke shëtitur Europën: PSV, Mançester Junajtid, Lion dhe Barcelona. Ka humbur shumë shanse, por ende jo dëshirën për të treguar zemrën e luanit, siç thotë edhe titulli i autobiografisë. Po, sepse Memfis është një kapëse ëndrrash. Këtë e ka skalitur në trupin e tij dhe shumë më tepër është shkruar në lëkurën e tij.

Tatuazhe, makina të bukura, zinxhirë floriri, orë të shtrenjta: që nga Junajtidi, pak a shumë pas Kupës së Botës së Afrikës së Jugut, Memfisi u fut në kategorinë e “ikonave nga geto”, edhe pse nuk vjen fare nga geto. Thjesht ka pasur një familje të komplikuar pas vetes. Shpejt bëhet personazh dhe megjithatë është shumë më tepër se aq sepse është një lojtar fleksibël, me teknikë të shkëlqyer, i cili e gjeti veten në Lion pas një shansi të humbur në Angli me “Djajtë e Kuq”.

ME VALIXHE – Kërkohet nga Juvja, por brenda vetes ka forcën për të përballuar çdo presion. Kjo sepse ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Në moshën 9-vjeçare u vu re nga vëzhguesit e Spartës së Roterdamit dhe madje u përjashtua nga Akademia.

Megjithatë, Depai vijon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha holandeze, të cilët janë mësuar me fëmijët “e lëvizshëm”. Ajax, PSV, Fejnord do ta donin. Gjyshi i tij e udhëzon atë në zgjedhjen e tij dhe djaloshi përfundon në Ajndoheven. Aty ai rritet dhe bëhet lojtari që do të shpërthejë në Kupën e Botës 2014 nën drejtimin e Luis van Galit, njeriu që më vonë do ta marrë te Junajtidi. Në Angli nuk shkëlqen sa pritej, por shanset për t’u ngjitur nuk kanë mbaruar.

Ndërkohë, Memfisin e ndjekin dëmtimet. Protagonist në Holandën e Komanit dhe është gati të marrë komandën edhe në Botërorin e 2018-ës, me Van Galin të rikthyer në pankinë. Ai shënoi golat e tij të parë të mëdhenj ndërkombëtarë tetë vjet më parë dhe së shpejti do të bëhet golashënuesi më i mirë i “Tulipanëve”. Para Katarit ndodhet etapa Juventus, ku Alegri do të mund ta përdorë në pozicione të ndryshme në sulm. Dhe fleksibiliteti tipik i sulmuesve holandezë do të jetë një kartë më shumë për bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL