Nga Turqia e bëjnë fakt të kryer, Milani ka arritur akordin me mesfushorin dhe pritet ta zyrtarizojnë pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 18:13

Nga Turqia e bëjnë fakt të kryer, Milani ka arritur akordin me mesfushorin dhe pritet ta zyrtarizojnë pas…

Dominik Sobozlai është objektivi kryesor i merkatos për Milanin. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por zërat e kohëve të fundit shtojnë mundësinë e transferimit.roberto_firmino_of_liverpool_and_dominik_szoboszlai_of_red_bull__1352295

Sipas “Bild”, kuqezinjtë kanë arritur deri aty sa t’i parashtrojnë një ofertë 19- vjeçarit që militon te Salcburgu. Bëhet fjalë për një akord për 5 sezone gjatë të cilave hungarezi do të përfitojë 1,5 milionë euro në vit, plus një seri bonusesh.

Ndërkohë, sipas turqve të “Tribun Dergi”, kuqezinjtë jo vetëm që janë në bisedime, por me lojtarin kanë një akord që do të zyrtarizohet sapo të gjendet një formulë transferimi me Salcburgun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"