Nga turpërimi i Murinjos te trofeu i parë në Tiranë/ Faktet pikante që duhet të dini për finalen e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 18:01

Nga turpërimi i Murinjos te trofeu i parë në Tiranë/ Faktet pikante që duhet të dini për finalen e Ligës së Konferencës

Liga e Konferencës është turneu më i ri i organizuar nga UEFA në rang klubesh. Fati ka dashur që kryeqyteti shqiptar të mbahet mend për këtë veprimtari futbollistike, pasi trofeu i parë do të dorëzohet në finalen e 25 majit në stadiumin “Air Albania”.

liga konferences

Liga e Konferencës në sezonin inaugurues ka qenë një hap drejt së panjohurës për shumë njerëz, por siç u zbulua, protagonistë ishin shumë fytyra të njohura të futbollit ndërkombëtar. UEFA në prag të finales Roma-Fejnord ka përzgjedhur statistikat më të preferuara nga kjo fushatë inauguruese dhe e paharrueshme me protagonistë Zhoze Murinjon, Herri Kejnin, Siriel Desers, si dhe një grup lojtarësh 16-vjeçarë.

32 – 32 gola u shënuan në tri ndeshje me eliminim direkt që përfshin Slavian e Pragës kundër Fenerbahçes (6-4), LASK (7-5) dhe Fejnordin (4-6).

10 – Siriel Desers është golashënuesi më i mirë i Ligës së Konferencës i cili ka shënuar 10 gola me fanellën e Fejnordit, një më shumë se Tami Abraham i Romës, të cilët janë kundërshtarë në finalen e 25 majit.

1008 – Kur Roma humbi 6-1 në Bodo-Glimtin, ishte hera e parë që një skuadër e drejtuar nga Zhoze Mourinjo pësonte gjashtë gola në një takim, nga 1008 ndeshjet e tij si trajner.

6 – Gjashtë ekipe kaluan në fazën e grupeve të pamposhtura: Bodo-Glimt, LASK, AZ Alkmar, Fejnord, Renes dhe Bazel. Skuadra austriake LASK përfundoi me 16 pikë.

4 – Murinjo u bë trajneri i parë që drejtoi katër klube të ndryshme në finalen e një gare të madhe europiane: Porto (2003 Kupa UEFA, 2004 Champions League), Inter (2010 Champions League), Mançester Junajtid (2017 Europa League) dhe Roma (2022 Liga e Konferencës).

16 – Shtatë 16-vjeçarë kanë zbukuruar konkurrencën gjatë fushatës, me Roni Bardghji të Kopenhagen, më i riu, 16 vjeç dhe 115 ditë. Debutimi i tij ishte veçanërisht i paharrueshëm, një barazim 4-4 në 1/16-tën kundër PSV Eindhoven.

3 – Janë shënuar tre tregolësha në sezonin inaugurues të Ligës së Konferencës: Herri Kein (Totenham 5-1 Mura), Gautan Laborde (Renes 3-3 Viteshe) dhe Nikolo Zaniolo (Roma 4-0 Bodo Glimt).

26 – Tridhjetë e dy skuadra nga 26 vende të ndryshme u rreshtuan në fazën e grupeve, me Alashkert, Flora dhe Linkoln Red Imps, duke u bërë skuadrat e para nga Armenia, Estonia dhe Gjibraltari respektivisht që luajnë në fazën e grupeve të UEFA-s.

1 – Arne Slot është në sezonin e tij të parë të plotë si trajner i një skuadër të rriturish. Ai pati një periudhë pesëmujore në AZ Alkmar në 2019-2020 para se të merrte frenat e Fejnordit në korrikun e kaluar.

28 – Fejnordi është skuadra që ka shënuar më shumë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, 28 gola, një më shumë se Roma.

12 – Fejnordi mbetet i pamposhtur 12 ndeshje në Ligën e Konferencës së Europës në sezonin e saj të parë 2021- 2022, nga faza e grupeve deri në finale, me tetë fitore dhe katër barazime.

307 – Fejnordi e filloi fushatën e tij në Ligën e Konferencës në raundin e dytë kualifikues më 22 korrik me një barazim pa gola në Kosovë ndaj Dritës së Gjilanit, ku të pranishëm në stadium ishin 2400 vetë. Rreth 307 ditë më vonë, holandezët do të rreshtohen kundër Romës në finale, që do të luhet më 25 maj, ora 21:00, në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"