Nga transferimi te Reali deri te premtimi për fitore, Mbape sfidon Mesin dhe Ronaldon: Më falni, por tani është radha ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 15:51

Nga transferimi te Reali deri te premtimi për fitore, Mbape sfidon Mesin dhe Ronaldon: Më falni, por tani është radha ime

Një premtim fitoreje që rezultoi i mbajtur. Mbrëmja e djeshme foli për francezin Mbape, teksa me dy golat e tij ndaj Juventusit, i dha PSG-së një nisje pozitive në Champions.

mbape

Më e veçanta ishte, sepse Kilië iu kërkoi leje dy partnerëve të sulmit, Mesit dhe Nejmar, për t’i paraprirë një nate që do të ishte e tija. Kanë kaluar gati katër muaj nga një prej vendimeve më të vështira në karrierën e Kilian Mbapesë.

Në fund të majit, ylli francez i tha po rinovimit me Parisin, duke hedhur poshtë propozimin e ofruar nga Real Madridi. Një zgjedhje që për opinionin publik nuk është përtypur mirë. “Gjithsesi, kudo që të shkoj do të më japin para”, është përgjigjur ai për “New York Times”.

NDËRHYRJA E MAKRONIT- Ëndrra “Real Madrid” u anulua vetëm për momentin: “Asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë. Nuk kam qenë kurrë atje, por më dukej sikur ishte shtëpia ime”.

Një ëndërr “Los Blankos”, e cila u la mënjanë edhe falë ndërhyrjes së presidentit francez Makron”. “Më ka kërkuar që të qëndroj, më tha që jam i rëndësishëm për vendin”.

Sipas gazetës amerikane, presidenti i Francës ishte i bindur që Mbape do të zgjidhte Realin në fillim dhe pastaj ka telefonuar Kiliënë me objektivin që të vononte largimin e tij.

“Më ka thënë: Dua që të qëndrosh. Nuk dua që të largohesh tani. Je shumë i rëndësishëm për vendin. Ke kohë, mund të presësh edhe pak. Kur presidenti të thotë këto gjëra, duhet ta dëgjosh”, shpjegon Mbape. Në bisedën e tyre lojtari dhe presidenti i Republikës kanë folur për gjithçka: për para, avokatët, familjen. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të flisja me presidentin për të ardhmen time, të ardhmen e karrierës sime, kështu që është çmenduri, vërtet çmenduri”, thotë lojtari.

SFIDA PËR “TOPIN E ARTË”- Që prej kësaj bisede erdhi edhe një kthesë e papritur në lidhje me propozimin e Real Madridit dhe si pasojë shumë fansa i dolën kundër, të bindur se ishte një zgjedhje e diktuar nga ndikimet monetare.

“Nuk është puna ime. Jam mirë brenda dhe jashtë fushës, nuk është roli im. Ka shumë njerëz që janë më të mirë se unë”. Pasi mori një nga vendimet më të vështira të karrierës është koha që Mbape të kthehet për të garuar për çmimin më të lakmuar, atë të “Topit të Artë”, që duket gjithnjë edhe më afër mundësive të tij, duke pasur parasysh ngadalësimin e Kristiano Ronaldos dhe Mesit. “Unë nuk kam kufij. Dhe Ronaldo me Mesin do të ndalojnë, duhet të gjejmë dikë tjetër, dikë të ri”, përfundoi ai.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"