Nga Totenhemi tek Elbasani, Marku: Do ta shpëtojmë sezonin, dua të arrij kombëtaren e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 16:49

Nga Totenhemi tek Elbasani, Marku: Do ta shpëtojmë sezonin, dua të arrij kombëtaren e Shqipërisë

Një “anglez” tek Elbasani. Bëhet fjalë për Henri Markun, mbrojtësin shtatlartë që u afrua para disa ditësh te verdheblutë. Pasi është formuar te moshat e Totenhemit, Fulhamit e QPR, ka vendosur që të kthehet në Shqipëri për të treguar veten. 20-vjeçari shpreson të japë kontributin e tij në shpëtimin e skuadrës. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” Marku pohon se e njeh mjaftueshëm futbollin shqiptar dhe shpreson që me paraqitjet e tij një ditë të arrijë edhe Kombëtaren.
Elbsani totenhami-henri-marku
Nga Anglia në Elbasan, si ndiheni këtu?
Ndihem mirë, pasi në fund të fundit kam gjak shqiptari. Kam ardhur këtu, për të shkuar sa më lart. E shoh si një mundësi për të treguar veten dhe në një të ardhme të kap edhe Kombëtaren.

Cilat ka qenë eksperiencat tuaja në Angli, na zbuloni diçka më shumë për veten?
Kam luajtur në disa akademi, sa kam qenë të moshat. E kam nisur me Totenhemin e për të kaluar më pas Fulhami e QPR. Kohët e fundit u aktivizova edhe në një kategori të mirë në Angli. M’u dha mundësia të vij dhe të luaj njëherë në Shqipëri dhe pranova. Dua të shoh edhe ndryshimin e futbollit mes dy vendeve. Tani për tani më pëlqen shumë Shqipëria, por të shohim në vijim.

Sa e njihni futbollin shqiptar?
Jo shumë, sepse vetëm këtë vitin e fundit kam filluar të ndjek edhe të mësoj diçka rreth futbollit këtu. E shoh se po ecën në krahasim me çka qenë dhe kjo ishte një arsye që më shtyu të luaja këtu.
ELBASANIIIIIIIII
Si ju duket situata në Elbasan, si ju kanë pritur?
Më pëlqen shumë, në fakt, sepse më kanë pritur të gjithë mirë. Kjo është shumë e rëndësishme, ndaj i falënderoj që të gjithë për mikpritjen.

Mendoni se Elbasani do të mbijetojë?
Po, jam i sigurt se do t’ia dalë. Kemi lojtarë që do t’i japin mundësinë skuadrës të ngjitet në klasifikim. Besoj se do të mbijetojmë. Unë do të jap 100% tim gjithnjë.

Cilët janë objektivat tuaj personalë?
Dua të eci sa më lart dhe Elbasani besoj se do ma japë këtë mundësi. Pak e nga pak synoj të vesh fanellën e përfaqësueses dhe këtë e kam si synim.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"