Nga titulli i Liverpulit te Tirana, heroi Majkëll Ngo: Ju tregoj çfarë ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:42

Nga titulli i Liverpulit te Tirana, heroi Majkëll Ngo: Ju tregoj çfarë ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe

Majkëll Ngo ishte heroi i Tiranës në triumfin 1-2 ndaj Skënderbeut, duke realizuar dopietë në harkun kohor të 5 minutave. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Gol”, sulmuesi anglez u shpreh:

Ngo Mario Nikolli

DOPIETA DHE TITULLI –  Është shumë i rëndësishme titulli, jemi shumë afër. Kishim shumë raste, humbëm shumë mundësi shënimi. Besuam deri në fund, në pjesën e dytë arritëm ta kthenim ndeshjen.

PSE KA VUAJTUR TIRANA NË KËTO 3 VITE?  Është një periudhë. Presidenti është treguar korrekt. Nuk kemi pasur lidhjen brenda grupit. Përcaktim i Zotit që Egbo erdhi në skuadër dhe mori drejtimin, arriti të merrte më të mirën, të kthente moralin dhe besimin, ja ku jemi sot, shumë pranë titullin.

SHËNON NË NDESHJE TË VËSHTIRA – Batha është ai që i gjuan penalltitë, është më i keq se unë. Batha është një shënues shumë i mirë i penalltive, ndaj i gjuan ai.

JE I LUMTUR MË SHUMË PËR LIVERPULIN APO TIRANËN? Jam më i lumtur për Tiranën, sepse këtu djersis dhe derdh gjak. Jam shumë i lumtur edhe për Liverpulin sepse ka arritur një sukses të madh për historinë e klubit.

KUR JE BINDUR QË TIRANA ËSHTË KLUB I MADH? Momenti i parë dhe i vetëm janë tifozët. Ata më kanë bërë që të kuptoj që jam në një klub të madh. Tirana ka një tifozeri shumë të zjarrtë dhe të madh.

E ARDHMJA – Janë thjesht spekulime zërat për një transferim te Partizani. Unë jam pjesë e Tiranës, që nga dita e parë dhe sot kam dhënë më të mirën time te Tirana. Të tjerat janë spekulime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"